• |
ide | kryesore

‘Zjarri i qëllimshëm në Sazan që oligarkët të ndërtojnë hotel?’/ Përgjigjet ministri Peleshi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë të hënë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka qenë prezentë në Komisionin e Sigurisë ku është diskutuar lidhur me situatën e zjarreve, duke iu referuar specifikisht atij që përfshiu Sazanin për katër ditë. Ndër të tjera ministri është pyetur për mundësinë që ishulli të privatizohet apo t’i kalojë një individi privat.

Duke iu përgjigjur deputetit Salianji, Peleshi ka thënë se këto janë vetëm spekulime.

Salianji: A keni dijeni të ndonjë kërkesë aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani oligark apo institucion publik që kërkon në përdorim të ishullit të Sazanit, duke kërkuar nga ju që ta nxirrni nga plani juaj, dhe a është e njëjta kërkese eshtë te zona në Karaburun. Ka akuza për zjarret: që është zjarr i qëllimshëm për të ndërtuar hotel me pesë yje nga oligarkë afër jush.

Peleshi: Ka arritur një lloj pjekuri opinioni publik ti ndajë gjërat, nuk e thash në asnjë moment që ne nuk ja vlejmë të kemi helikopterë. Nuk të lejoj ti keqinterpretosh fjalët e mia. Bëj politikë si të duash ti, po mos vër fjalët e tua në gojën time, nuk tash se nuk ja vlen të kemi helikopter, kemi dhe do kemi edhe më shumë, jemi duke modernizuar forcat ajrore edhe me helikopter black hawk. Tash nuk kemi leverdi të kemi avionë se kushtojnë. Pyetjet thash ti marr me radhë apo i do sallatë ruse. Refuzoj ti përgjigjem pyetjes nëse duhet një charter qeveritar, nuk ka një renditje të tillë, i bie të bënim investime publike vetëm charter ka lidhje me dinjitetin e një shteti, helikopter është diçka tjetër, s’kanë lidhje me njëra tjetrën, adresojeni ku të doni.Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizimin të bazës, nuk mund të privatizohet baza, nuk është një bazë e mirëfilltë, ndihmesë. Nuk ka kërkesë, s’ka privatizim, s’ka lidhje zjarri me konspiracionet për të hapur territore për të ndërtuar. Këto janë spekulime.



3 Comments

  1. I thoni ketij ministrit se e dime qe fuqizimi i forcave nga qeveria shqipetare eshte dhurate e amerikaneve me disa helikoptere shudme te vjeter. Pyetja ishte per helikoptere fikez zjarri. Keta jane bere shume arrogante..si shefi i tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *