• |
ide | kryesore

Arkitekti italian u vra gjatë tentativës për grabitje, 5 shqiptarë nën hetim

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia në Itali ka marrë gjashtë shqiptarë nën hetim për vrasjen e arkitektit Roberto Mottura. Ky i fundit u qëllua për vdekje me pistoletë në banesën e tij në Torino, më 9 Qershor 2021. Dy prokurorët e çështjes, Marco Sanini dhe Valentina Sallaroli, kanë mbyllur tashmë hetimet. Sa i përket shqiptarëve, dy prej tyre janë të dyshuar për vrasje.

Kurse, pjesa tjetër akuzohen për bashkëpunim në krim dhe për posedim arme. Në banesën e dy prej tyre u gjet një armë. Arkitekti italian Roberto Mottura u vra me një pistoletë të kalibrit 22. Ai u qëllua gjatë një tentative grabitjeje në vilën e tij. Gjithçka ndodhi në sytë e djalit dhe gruas së tij.



2 Comments

  1. O nën o nëne çfare Jane keta terrorista mes jeta Otomane. Juve o kriminela me mentalitet Talibanesh ju humet fare për jet jetve se na turprute si kombe e njerze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *