• |
ide | kryesore

Berisha: Bordet komuniste janë një lak në fytin e qytetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
largea_karburante1419442338_1.jpg



Sali Berisha sulmoi këtë të martë Bordet e Transparencës, duke i cilësuar ato si një lak në fytin e qytetarëve shqiptarë që vendosin çmime abuzive jashtë çdo logjike tregu.

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha theksoi se bordet e qeverisë janë bërë të zhvatur në mënyrë të egër qytetarët, nëpërmjet percaktimit abuziv të çmimit të naftës.

“Nuk ka dyshim se problem më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Unë mund tu them shqiptarëve se bordet për llogari të qeverisë dhe oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo lloj logjike tregu.

Dy ditë më parë fuçia e naftës në burs ka qenë 108 dollarë, nafta në treg ka qenë 260 e ca lekë. Një muaj më parë ku fuçia e naftës ka qenë po 108 dolllarë, çmimi në treg ka qenë 220 e ca lekë. Bordet janë bërë për një shfryrtëzim të egër të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka mundësi që, qumështi, kokrra e vezës, kilogrami i djathit, që gjysmën e bëjnë me qumësht pluhur, ë kushtojë në Shqipëri 107% të mesatares të Bashkimit Evropian”, tha Berisha.



30 Comments

  1. Sot paska pasur shume gjera per te komentuar sala, se harroi veten e vet kur ishte ne krye te vendit sa keq perfunduam

    1. Hahahaha saliu vec ne akuzu kot, vetem te hedh fjale ne ajer kot di. Nuk e kupton ai se po te mos ish rama ose me sakt po tmos ishte bordi transparences abuzimet do ishin te shumta

  2. Po shko mor mashtrus se vec ti je komunist bordet jan per kontrollin e cmimevee ne baze te tregut me mire sesa te rriten cmimet pa kufij dhe pa kontroll

  3. Po cfare bordesh komunista thua o sali. Ti je kryetari i bordit te hajduteve dhe te korruptuarve.Ta gezosh kte post dhe ishalla tvjen burgu sa me shpejt.

  4. Nuk e kuptoj cfare opozite kemi, dine vetem te shpifin dhe te ofendojne punen qe kjo qeveri po ben per zhvillimin e vendit

  5. Po si del dhe thua gjithe keto fjale nderkohe qe ju vete i keni bere 1000 te zezat shqitareve.Je fatkeqesia e te gjithe shqiptarve o Sali Berisha.

    1. Ha ha ha,u dashka pagu sala te dali me shpesh qe tua nxije jeten vetem me aparencen,e meritoni.
      Paskeni dhe ndjenja,pale ,se dukeni si robotike,te gjithe njesoj,sa merrni sloganin e dites filloni komentet e neveritshme.
      Duhet te jemi i vetmi vend ne bote me ushtri te tille patronazhistesh.
      Rrofsh o sale qe ia shpif ketyre shpifsirave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *