• |
ide | kryesore

Berisha: Rama përdori në Bruksel gjuhën e Putinit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike sulmoi edhe një herë Kryeministrin Edi Rama për atë që ndodhi në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor javën e kaluar.

“Samiti i Brukselit zbuloi para çdo shqiptari se Edi Rama shkoi atje si përfaqësuesi i Vuçiçit dhe Beogradit. Përdori një gjuhë ordineri, që mund ta përdorë vetëm Lavrov, apo Putin e Lukashenko, ndaj udhëheqësve të Bashkimit Europian, sepse të gjitha i ka porosi të Beogradit”, tha Berisha.

“Sulmoi Bullgarinë, një vend që ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se voton për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një vend mik që ka qenë një nga avokatet kryesore në Gjykatën e Hagës kur është gjykuar çështja e pavarësisë së Kosovës, duke i bërë një mbrojtje të shkëlqyer. Duhet të jesh si Edi Rama që të sulmon një vend që tradicionalisht ka vetëm qëndrime miqësore ndaj shqiptareve. E bën kryekëput për llogari të Beogradit”, shtoi më tej ai.



3 Comments

  1. Ti po perdor te gjitha metodat e putinit o shkerdhate shpellash Ti paguhesh nga Beogradi dhe Moska per te destabilizuar Shqiperine po karin ne goje do marresh

  2. Shko more plak luaj domino. Rama mund te jet vari karin, hajdut, populist, mashtrus e me the te thash. Ti jo vetem qe i ke te gjitha ato cilesi, po persa i perket PR, ti nuk i vjen as te maji i thoit. Un ty te kam votuar dhe Ramen se kam votuar asnjeher e megjithate duhet pranuar qe ne politiken e jashtme Rama ka performuar me mir se cod lider tjeter shqiptar deri me sot. Normale qe e ben per egon e vet, po ama ka arritur te krijoj raporte me shum lider boteror dhe kjo gje i ben mir edhe Shqiperis. Then kete, Rama tani duhet te hapi krahun po bashk me ty o Sal gerdalla e bashk me Like floririn pasi jeni berz i keq, brez hajdutash tranzicioni dhe jeni ber penges e madhe per zhvillimin e demokracis ne Shqiperi. Nqs vazhdoni ne sken ti me Like floririn, ateher Rama do jet ne pushtet deri sa te ket frym. Dhe Rama ju falenderon fort per kete. Ti dhe Like floriri jeni opozita qe Rama edhe po ta kishte enderruar nuk do e kishte gjetur. A e kupton ca dhurate i keni ber Rames. Ti e kupton po edhe ne e kuptojm qe e ben per hallin tend personal.

  3. Ne nje intervist te shpetoi pa dashje qe ke mar shum oferta nga vende armike per te te ndihmuar pas non-gratas. Se dim nese ke pranu ndnje nga ato ofertat apo jo. Ca u be me ate gjyqin ne Franc? Sa shkoi fatura e avokatit me te paguar te Frances? Me kursimet e tua e pagove? Dhe pastaj thuaj: jam i paster qelibar. Ik o Sale se je ber barcalet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *