Britney Spears ka reaguar së fundmi ndaj komentit të mamasë së saj, Lynne e cila uronte që ajo të ishte e lumtur pas viteve të trazirave familjare.
“Përshëndetje … A jam mjaft e lumtur mama ?” “Për çfarë është biseda serioze? ne jemi në të njëjtën anë… e mban mend ???”shkroi këngëtarja në një video në Instagram të saj duke u puthur me bashkëshortin e saj, Sam Asghari, teksa hipte në një avion privat.
Gjatë largimit nga LAX javën e kaluar,Lynne u pyet nga gazetarët nëse kishte dicka për t’i thënë vajzës së saj dhe ajo u përgjigj: “Unë thjesht dua që ajo të jetë e lumtur”.
Gjithashtu ajo komentoi në një foto nga dasma e saj, “Dasma juaj është dasma e ëndërrave Dhe ta zhvillosh ceremoninënë shtëpinë tënde e bën atë kaq sentimentale dhe të veçantë! Unë jam shumë e lumtur për ju! Unë të dua!”
Këngëtarja, ndërkohë, ka shprehur shpesh zemërimin me mamanë e saj duke pretenduar se konsulentja e Rodan dhe Fields ishte “ajo që i dha babait të saj Jamie, idenë” për konservatorin.
https://www.instagram.com/p/CfNPlaxJnKh/
