• |
ide | kryesore

Çfarë do të shesë Amber Heard që të shlyejë Johnny Depp

-Instant, Paparazzi, Slider



Amber Heard do të shesë një dhuratë shumë të shtrenjtë që ka marrë dikur nga Elon Musk, në mënyrë që të paguajë Johnny Depp, pas humbjes së gjyqit për shpifje.

Heard ka qenë në një lidhje me themeluesin e ‘Tesla’ dhe ‘Space X’, ndaj edhe dhuratat e majme nga miliarderi afrikano-jugor nuk kanë qenë të pakta.

Një nga dhuratat më të shtrenjta ishte një makinë ‘Tesla Model X’. Makina elektrike mund të përshkojë 628 km me një karikim të vetëm dhe ka plot 1200 kuaj fuqi. Pavarësisht se është një makinë shumë e madhe, ajo mund të arrijë nga 0 në 100 km/h për 2.1 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

Më herët, ka pasur polemika dhe dyshime për makinën nëse aktorja e kishte blerë vetë apo e kishte dhuratë. Mendohej se, si aktore, ajo mund t’i përballojë çmime të tilla të larta, por nuk zgjati shumë dhe u mësua se makina ishte dhuratë nga Musk. Mendohet se vlera e plotë e makinës shkon në rreth 130.000 dollarë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *