• |
ide | kryesore

Chelsea e ekzagjeron: 100 milionë euro për De Ligt, por Juventus pret më shumë

-Instant, Sport



Cështja De Ligt është ajo që impenjon më shumë Juventus, i përhapur në shumë fronte në merkato, sidomos në linjën Di Maria.
Një kontakt i ri i drejtpërdrejtë mes bardhezinjve dhe Chelsea pritet në ditët në vijim për të folur për Matthijs de Ligt. Britanikët janë gati të formulojnë një ofertë për një total prej 100 milionë eurosh, duke llogaritur një lojtar në shkëmbim: Juventus nuk pranon kurrësesi për Werner, ndërsa Pulisic mund të gjejë miratimin e Allegrit edhe pse vullneti i klubit është të privojë veten nga holandezi vetëm për para në dorë dhe një shumë jo më pak se 120 milionë euro.

Mbrojtësi holandez shkon në skadencë kontrate në vitin 2024 dhe bisedimet për rinovimin nuk kanë çuar në asnjë pikë takimi, madje as informale. Edhe për këtë arsye De Ligt ka bërë të ditur se është gati të ndryshojë ajër dhe vetë Juventusi, i cili priste një hap nga lojtari, ka filluar të shqyrtojë mundësinë e lënies së lojtarit.

Drejtori menaxhues Maurizio Arrivabene dhe drejtori i zonës teknike, Federico Cherubini u takuan në Forte dei Marmi për cështje merkato, ku u diskutua edhe për keqardhjen e shprehur nga mbrojtësi holandez përmes menaxheres Pimenta. Sic duket tani gjërat janë serioze dhe holandezi po përjeton ditët e fundit në Torino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *