• |
ide | kryesore

Dita e Lukakut te Inter, e konfirmon Marotta: “Mendoj se mbërrin në mbrëmje”

-Instant, Sport



Romelu Lukaku është gjithnjë e më afër Interit. Me xhiron tradicionale të angazhimeve të planifikuara për nesër – mes ekzaminimeve mjekësore dhe nënshkrimit në selinë qendrore – belgu është gati të përqafojë skuadrën me të cilën fitoi një titull si protagonist, pak më shumë se një vit më parë. Administratorin i Deleguar Giuseppe Marotta e ka konfirmuar lajmin duke përgatitur tifozët se do të shohin sërish Big Rom në Milano: “Kur do të arrijë? Mendoj sonte”.

Një fjali, por e qartë. Marotta e artikuloi këtë në selinë e FIGC në Romë, në dalje nga Këshilli Federal, duke iu përgjigjur gazetarëve të pranishëm. Kështu, konfirmohet programi i të mërkurës së Interit, i dedikuar totalisht Lukaku-bis. Asnjë fjalë veç buzëqeshjes, ndërkohë, mbi pyetjet në lidhje me situatën e Paulo Dybalas, në mënyrë metaforike i ndalur në hyrje të zikaltërve, në pritje të radhës së tij për të veshur fanellën e Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *