• |
ide | kryesore

Goditi me grusht policen në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka goditur me grusht një police dhe një 37-vjeçar.

“E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç”, njofton policiDetyrea.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur të hënën. I sigurt është fakti që mbi 20-vjeçarin rëndon vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *