Mediat kanë publikuar detaje të reja nga aksidenti i një dite më parë në Berat ku një nënë e re humbi jetën së bashku me djalin 6-vjeçar pasi ra në lumin Osum.
Mësohet se ekspertët kanë përcaktuar në dosje se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar pas daljes nga parakalimi.
Siç u pa edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, e reja humbi kontrollin pas një parakalimi me mjetin e saj ‘ML’ dhe pas disa manovrash, theu kangjellat e rrugës dhe përfundoi në lumë.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore vdekja e nënë e bir, është shkaktuar nga mbytja, pas një qëndrimit për një kohë të gjatë në ujë. Të njëjtat burime zbuluan se drejtuesja e mjetit kishte vetëm 1 muaj që kishte marrë patentën. ©LAPSI.al