• |
ide | kryesore

Kaosi në FSHF me Erzenin: për zyrën juridike është OK, por sektorin e licensimeve janë 2 kritere për tu plotësuar

-Instant, Sport



Erzeni do të jetë në Superiore sezonin e ardhshëm dhe kjo nuk ka dyshim, të paktën nga ajo që filtron në zyrën juridike të Federatës Shqiptare të Futbollit. Klubi shijakas, në kaos total, për shkak të problemeve të brendshme dhe një konflikti të pamenduar në përfundim të sezonit që i ktheu në elitë pas 19 vjetësh, mes Bashkisë dhe shoqatës. Situata agravoi me largimin e teknikut Nevil Dede dhe pezullimin e të gjitha veprimeve, por në FSHF nuk janë të shqetësuar nga kjo gjë dhe nuk kanë asnjë skenar B në të cilin shijakasit kthehen të luajnë pas në nivelin ku ishin.

E pra megjithë ftohtësinë ndaj problemit që mbizotëron në zyrat juridike me besimin se gjithcka do të shkojë mirë, sipas asaj që mësohet në sektorin e licensimeve klubi i Erzenit ende nuk i ka plotësuar kriteret për licensimin. Shijakasit kanë dorëzuar dokumentat por nuk kanë plotësuar 2 nga 5 kriteret, duhet të sqarojnë problemet ligjore, të regjistrojnë lojtarët për të përballuar sezonin, ku deri tani figurojnë vetëm ata që janë ende nën kontratë me klubin pa plotësuar numrat e domosdoshëm dhe duhet të përmirësojnë stadiumin, sepse në gjendjen aktuale Tofik Jashari nuk është i përshtatshëm për të mirëpritur ndeshjet e kampionatit Superior.

Natyrisht ky problem zgjidhet edhe me një kontratë me një stadium që mund ti garantojë luajtjen e ndeshjeve në ambjentin e tij, por deri tani asgjë e tillë nuk ka ndodhur me shpresën ndoshta se do të zgjidhin me përmirësimin e stadiumit të tyre. Për ta spostuar vëmendjen pastaj edhe në sektorin e garave, aty ende presin listimin e sektorit të licensimeve, që duhet të mbërrijë përpara se të hidhet shorti për kampionatin, që duhet të startojë në javën e tretë të gushtit e që do të mësojë kalendarin minimalisht një muaj para.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *