• |
ide | kryesore

Këshilltarja e Trump: Si u përplas Presidenti me Shërbimet Sekrete në 6 janar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Donald Trump u kërkoi fansave të tij të marshonin në Kapitol për të përmbysur zgjedhjet, pavarësisht se e dinte që kishte njerëz të armatosur në tubimin e 6 janarit”.


Kjo ishte një nga dëshmitë e forta që bëri këtë të martë përpara komisionit hetimor për këtë ngjarje Cassidy Hutchinson, një bashkëpunëtore e ngushtë Mark Meadows, ish-shefit të stafit të Presidentit, Trump.


Madje ajo tha se Trump sulmoi në mënyrë agresive një agjent të Shërbimit Sekret që drejtonte limuzinën presidenciale duke i kapur timonin që ai të shkonte në vendin e protestës.

Forcat e sigurisë i kishin thënë kreut të Shtëpisë së Bardhë se në turmë kishte njerëz të armatosur ndaj ishte më mirë që ai të evitonte fjalimin në këtë protestë.

Ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë dëshmon në

“Unë jam Presidenti, k… Më çoni atje” – kishte shpërthyer Trump.

“Mbrëmjen e 2 janarit 2021, Rudy Giuliani, avokati i Donald Trump, më tha se do të shkonin në Capitol Hill më 6 janar”, – tha Hutchinson e cila rrëfeu se për shkak të shqetësimit që kishte shkoi te shefi i saj, Meadows.

Edhe ai i kishte thënë se ishte i shqetësuar se dhuna e 6 janarit mund të ishte “vërtet e keqe”. Pas kësaj dëshmie ka reaguar Trump që e quajti dëshminë false dhe farsë. “Unë pothuajse nuk e njoh fare atë” – shkroi Trump në Twitter. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Kur ka pranuar ndonje gabim ky?
    Ky eshte gjithmon viktima.
    I vinte vet me fjalet me te mira bashkpuntoret e vet. Dhe i hiqte po vet me fjalet me te kqia.

  2. Kjo qe deshmon kjo quhet ne gjuhen ligjore “hearsay”dmth me te degjuar dhe jo nga burimi kryesor qe ne kete rast eshte Trump. Mos kopjoni lajmet e CNN se na cate karin me fake news

    1. Pfffffff….qelbsat e majte ne kongres u ka hyre tmerri nga zgjedhjet e Nentorit dhe rikthimi i Trumpit.

  3. Dhe nga ana ligjore kjo nuk duhej lene fare te deshmonte se nuk ka pare gje me syte e veta. Po ik dhe Amerika per lesh.
    Trampi dihet qe eshte trap komplet, por kjo qe po bejne Demokratet atje eshte totalisht ne kundershtim me lignin.

  4. Keshilltarja, ku e gjetet kete ore lapsi? Ajo ishte ndihmese e nje keshilltari. She is looking for her 15 min of fame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *