• |
ide | kryesore

Koeman nuk i del e keqja me Barcelonën: “Nuk do t’i paguaja kurrë shifra të tilla për Lewandowski”

-Instant, Sport



Ronald Koeman ishte i ftuar në emisionin ‘Vaques sagrades’ për të folur për kohën e tij te Barcelona, shkarkimin nga klubi dhe se si mund të jetë e ardhmja e blaugranave. Holandezi nuk e la rasti t’i shpëtonte për të hedhur ndonjë shigjetim ndaj spanjollëve.

Për mënyrën se si po përjeton periudhën pas lamtumirës nga Barcelona, tekniku zbulon: “Meqenëse nuk stërvitem, i përkushtohem udhëtimeve dhe shijimit të gjërave me familjen time. Është një jetë shumë më e relaksuar sesa kur isha trajner. Ishte një lloj çlirimi të hiqja dorë së qeni trajner”, pranoi Koeman që më pas iu referua edhe mënyrës se si u shkarkua nga blaugranat në avion. “Një president gjithmonë mund të dyshojë privatisht për trajnerin e tij. Por nëse këto dyshime shfaqen në shtyp, edhe njerëzit fillojnë të dyshojnë.”

Për Barcelonën dhe lojën e klubit: “Natyrisht si trajner jam pro idesë për të dominuar lojën. Por Barça jeton në të kaluarën, e ankoruar ende në tiki-taka… Futbolli tani është më i shpejtë dhe më teknik”.

Në fund, një vështrim edhe për merkaton: “De Jong? E vetmja gjë që di është se Frenkie dëshiron të vazhdojë të luajë me Barçën. Disa ditë më parë ai më tha se donte të vazhdonte. Ajo që nuk e di është nëse Barça dëshiron ta shesë apo ka nevojë për para, sepse ai është një nga lojtarët e paktë për të cilin mund të marrë një shumë të mirë”. Më pas, një shigjetim për Xavin edhe për cështjen Lewandowski: “Kam shumë dyshime për të paguar 60 milionë për një lojtar 35-vjeçar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *