• |
ide | kryesore

Kryemadhi konfirmon bashkimin me Berishën: Në 7 korrik protestojmë edhe ne

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka konfirmuar se do të jetë në krah të kryedemokratit Sali Berisha në protestën e 7 korrikut.

Ajo tha se situata politike që erdhi pas zgjedhjeve të 25 prillit tregon se duhet të ngrihen me qytetarët në protesta.

“Sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj çdo proteste çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestave.

Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë duan dhe të dinë hapat e mëtejshëm të protestës. Pasojat e zgjedhjeve të kaluara ndihen në shoqërinë shqiptare, ndihen në partitë politike ndihen në media ndihen kudo.

Dhe aq më shumë situata politike që rrodhi pas 25 prillit, sulmet e një pas njëshme për dëmtimin e opozitës. Për të shfokusuar opinionin publik nga problematikat që ka sot shoqëria shqiptare” – tha Kryemadhi në emisionin “Politiko”. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Çfarëdo që bën Berisha, përfundon në fund me llumin e vet, me një klan veriorësh idiotë rreth vetes, me një idiot që i mban çantën, që e quan sekretar të Përgjithshëm, me disa të lajthitur që ngatërrojnë rolet me dëshmorë në Teatër, me rolet në skenën e Saliut, dhe me disa konspiracionistë që nisen të flasin kundër qeverisë e përfundojnë të flasin kundër vaksinës.

  2. Me ne fund Opozita e bashkuar rreth PD se vertete, do ta shkule nga rrenjet rregjimin e superkorruptuar dhe kriminal te Edvin Rames. KAQ.

    1. As ne enderrat me te bukura. Nuk i beni dot gje rames.
      Nguliteni mire ne koke e mos krijoni iluzione. Rama manadtin e 4 as nuk e diskuton fare. Po dhe te 5, keshtu si duken bathet. Do ta ket shume te leht.

    2. O Beni qe ecen vete – mendo nje opozite te tille ku te dy udheheqesat nuk kane lene akuza nga me te fortat qe arrine deri ne vrasje pa perdorur kunder njeri tjetrit. Dhe me tej – mendo nje aleance ku nje parti ekstreme e majte bashkohet nel nje parti amalgame qe nuk dihet se cfare parimesh dhe filozofie kane. E vetmja gje e sigurt eshte qe njeri parti ka nje non-gratas sot dhe tjetra do te kete nje udhehes non-grata ose ne burg brenda nje viti

  3. Se sa “parime” kane partite,kete e dime,po shohim parimet e majta te te ashtuquajtur ps,qe ne fakt eshte thjesht nje sekt, bande hajdutesh.
    Prandaj çdo bashkim kunder te keqes qe na ka zene,eshte i mire.
    Kjo e keqe qe duket sheshit,(vetem ata qe jane pjese e saj nuk e shohin) duhet shkulur me rrenje,dhe me kete proçes i tregohet dhe atyre qe do vijne ne pushtet,se populli nuk do toleroje me asnje ligesi ne kurriz te tij.
    Perndryshe,po nuk reaguam siç ben gjithe bota,edhe shenjtori te vije ne pushtet,te njejten gje do beje.
    Prandaj duhet te mbledhim mendjen NE,te kerkojme te drejtat tona ne çdo rast kur ato rrezikohen,se pushtetaret,ciletdo qofshin ,gjejne shesh e bejne pershesh.

  4. do bashkohen kurvat e PeDes me te LSI bashke Dy kurvat me te medhaja ne Shqiperi Salih Maloku i Vucidolit dhe Monika e Shallvareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *