• |
ide | kryesore

Machine Gun Kelly flet për anët e tij të errëta

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur, Machime Gun Kelly ka detajuar së fundmi një natë të errët në korrik 2020 ndërsa po mbante zi për humbjen e babait të tij.

“Nuk do të largohesha nga dhoma ime dhe fillova të kisha mendime shumë të këqija. Megan shkoi në Bullgari për të xhiruar një film dhe unë fillova të ndjeja këtë paranojë vërtet të egër. Vazhdova të bëhesha paranojak që dikush do të vinte dhe do të më vriste,” kujton MGK në dokumentarin e tij në Hulu.

Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, shtoi se ai do të flinte gjithmonë me një armë gjahu pranë shtratit të tij dhe “atë ditë vendosi t’i jepte fund jetës.

“E telefonova Meganin. Unë thashë: “Ti nuk je këtu për mua”. E futa pushkën në gojë.  Megan ishte e heshtur, si e vdekur.”Reperi tha se ai moment ishte kur  kuptoi se “diçka nuk ishte në rregull”, duke shtuar se Fox dhe vajza e tij 12-vjeçare, Casie nuk donin të bisedonin më me të.

“Dua të të shoh si babai im” dhe “Dua të të shoh si burrin tim të ardhshëm”,  dhe  e dija që më duhet të heq dorë nga droga me të vërtetë këtë herë,” tha ari, megjithëse nuk specifikoi nëse ishte nën drogë gjatë incidentit.

Artisti ka qenë i hapur për të punuar në luftën e tij ndaj abuzimit me substancat dhe çështjet e shëndetit mendor, duke thënë në vitin 2020, “Aktualisht, ilaçi im i zgjedhur është lumturia dhe përkushtimi ndaj artit, në vend të angazhimit ndaj një vesi që besoja se e bëri artin. Unë po hedh hapa.”/Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *