• |
ide | kryesore

Motra e Gabigol zbulon të vërtetën tronditëse të brazilianit: “Te Inter vuajti nga depresioni”

-Instant, Sport



Në verën e vitit 2016, Inter e bleu atë nga Santos me pritshmëri të mëdha në një prezantim në stilin Ronaldo, por në atë sezon me zikaltrit Gabigol luajti vetëm 10 ndeshje mes kampionatit dhe Europa League duke shënuar vetëm një gol. Për atë eksperiencë fatkeqe, ka folur motra e sulmuesit të Flamengos, që rilindi kur u kthye në atdheun e tij duke arritur të ngrejë lart trofeun e Copa Libertadores, me një dygolësh vendimtar në finalen e 2019-ës: “Kur kthehej në shtëpi pas stërvitjes shkonte direkt në dhomën e tij. Ishte bërë anemik dhe ra në depresion”.

“Mbaj mend që unë dhe prindërit e mi bënim gjithçka për ta ndihmuar, por në atë kohë mezi arrinim të flisnim me të – tha Dhiovanna Barbosa në një intervistë dhënë Mauricio Meierelles, gjatë emisionit ‘Foi Mau’ në transmetuesin brazilian “Rede TV!”- Vëllai im jep jetën në fushë dhe vuan shumë kur gjërat nuk funksionojnë”.

“Ishte faza më e keqe e jetës sime dhe kështu ishte për të gjithë në shtëpi – shtoi influencuesja e njohur, që tani shpreson për një thirrje nga kombëtarja për të vëllain në Botërorin në Katar – Ne të gjithë shpresojmë për të, ai e meriton”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *