• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Ken Williams, një kompozitor fitues i Grammy, i famshëm për hitin e vitit 1972 “Everybody Plays the Fool”, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga gruaja e tij, aktorja dhe këngëtarja e Broadway, Mary Seymour Williams, raportoi Associated Press.

Williams thuhet se ndërroi jetë më 17 qershor në Spitalin Universitar North Shore në Manhasset, Long Island, pas një beteje të gjatë me një sëmundje që u konfirmua se nuk kishte lidhje me COVID.

Ndërsa “Everybody Plays the Fool” është melodia më e njohur e Williams, artisti  shkroi më shumë se 500 këngë gjatë karrierës së tij 60-vjeçare. Disa nga hitet e tij më të mëdha përfshijnë “Love, Love, Love” interpretuar nga Donny Hathaway, “I Can’t See Me Without You” nga Impalas, “Let Me Prove My Love to You” , “Only When You ‘re Lonely’ nga Holly Maxwell, “Seven Lonely Nights” nga Four Tops, “Keep on Holding on” nga Margaret Reynolds dhe “Hoping You Will Come Back” nga Sandra Phillips. Ndërkohë, këngët e tij janë përzgjedhur nga artistë duke filluar nga Alicia Keys deri te Lil Wayne./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *