• |
ide | kryesore

TAP dhuron një flotë të re me mjete zjarrfikëse për Mbrojtjen Civile

-Instant, Lajme, Të fundit



Në kuadër të programit per Investimet Sociale Mjedisore (SEI), Gazsjellësi Trans Adriatik i dorëzoi Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile një flotë të re prej 16 mjete zjarrfikëse. Ky dhurim është pjesë e projektit SEI për “Zhvillimin e Kapaciteteve të Ekipeve Zjarrfikës”, një investim prej 2.1 million euro nga ana e TAP, i cili synon të mbështesë sistemin e mbrotjes ndaj zjarrit në 10 bashki përgjatë gjurmës së tubacionit.

Në 27 qershor, një ceremoni dorëzimi u organizua nga TAP dhe nga Ministria e Mbrojtjes. Në aktivitet mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës dhe prefektet e kryetarët e bashkive përfituese.

Ky projekt që e ka zanafillën në vitin 2019, u zhvillua në disa etapa. Fillimisht, një institucion i specializuar kreu një studim, për të vlerësuar gjendjen teknike të shërbimit zjarrfikës në 10 bashki përgjatë gjurmës së tubacionit, duke identifikuar nevojat e tyre. Në bazë të këtij vlerësimi, një partner i specializuar dizenjoi një trajnim me një kurrikul të nivelit ndërkombëtar, i cili u ofrua për të gjithë ekipet zjarrfikës në të 10 bashkitë përfituese.

168 zjarrfikës u trajnuan në rreth 40 ditë trajnimi. Gjithashtu, TAP nisi një procedurë tenderimi në nivel ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë që do të siguronte flotën e mjeteve zjarrfikës. Nëpërmjet këtij tenderimi, u përzgjodh Webo Maribor Slovenia, një kompani me përvojë të gjerë ndërkombëtare në sektorin zjarrfikës.

Flota e re e mjeteve zjarrfikëse, e cila përbëhet nga 16 mjete, 7 kamionë dhe 9 mjete Pick-up, është në përputhje me standardet Evropiane dhe mbulohet nga të gjithë garancitë e nevojshme.

Z. Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP tha: “Çfarë ne po dëshmojmë sot, është bërë e mundur falë bashkëpunimit të ngushtë me Ministrine e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Institucionet Zjarrfikës, Ministrinë e Brendshëme, dhe me Institucione zjarrfikës të certifikuara në nivel ndërkombëtar. Krahas të gjithë përfitimeve që ky projekt sjell për ekipet zjarrfikës të Shqipërisë, do të krijojë një flotë të unifikuar në 10 bashkitë përfituese, e cila pritet të përmirësojë efiçiencën e forcave zjarrfikëse në vend.”

Z. Niko Peleshi, Minister i Mbrojtjes tha: “Sot jemi në një nga shprehjet e përgjegjshmërisë sociale, pra mbështetjes komunitare që ky projekt jep përmes furnizimit me 16 mjete zjarrfikës për bashkitë që bien në gjurmën ku kalon gazsjellësi TAP. Rritja e kapaciteteve për mbrojtjen nga zjarri do të thotë rritje e kapaciteteve të bashkive tona, prefekturave, komuniteteve tona për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, ku zjarret janë bashkëshoqëruese gjatë gjithë vitit.”

Z. Haki Ҫako, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile tha: “Aktiviteti i ditës së sotme është një shembull që tregon se sa i gjerë është sistemi i mbrojtjes civile dhe që të gjithë mund të japin kontributin e tyre për përballimin e fatkeqësive. Për këtë arsye, kam dëshirë që ky aktivitet të shërbejë edhe në përmirësimin e bashkëpunimit të të gjithëve ne sipas fushës së përgjegjësisë për të arritur qëllimin kryesor të sistemit të mbrojtjes civile, zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile”. (artikull promocional)

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të ardhshëm. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com| www.twitter.com/tap_pipeline

Kontakt për Media në anglisht: [email protected]



1 Comment

  1. Na kanë marrë me dhjetëra milionë në vit duke mos paguar tarifë transmetimi dhe na japin 2 kacidhe sa për të bërë sikur po marrim dhe ne diçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *