• |
ide | kryesore

Tronditëse në Teksas, gjenden 46 emigrantë të vdekur brenda kamionit

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Të paktën 46 persona, mendohet se kanë qenë emigrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një paralagje të San Antonios në Teksas. Një zjarrfikës ka thënë se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar në spital. Të mbijetuarit kanë vuajtur nga nxehtësia e madhe. San Antonio, qytet rreth 250 kilometra nga kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, është rrugë kryesore transiti për kontrabanduesit e njerëzve.

Trafikuesit zakonisht përdorin kamionë për të transportuar migrantët pa dokumente, pasi të kenë kaluar në SHBA.

“Ata kanë pasur familjet me vete.. me siguri kanë qenë në kërkim të një jete më të mirë”, ka thënë kryetari i San Antonios, Ron Nirenberg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *