• |
ide | kryesore

Turqia i hap rrugën për NATO, Finlanda dhe Suedia dorëzohen para Erdogan

Arkiva, Kryesore



Turqia ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për heqjen e vetos ndaj Suedisë dhe Finlandës duke i hapur kështu rrugën pranimit të dy vendeve në NATO. Kjo marrëveshje e nënshkruar para kamerave nga krerët e diplomacisë së tre vendeve në fillim të samitit të Aleancës Atlantike në Madrid “konfirmon se Turqia në samitin e kësaj jave do të mbështesë kerkesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO”, tha Presidenti finlandez Sauli Niinistö në një deklaratë.

Editorial i Le monde:NATO nën shantazhin e Erdoganit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar nga ana e tij se ka arritur “bashkëpunim të plotë” nga Finlanda dhe Suedia kundër luftëtarëve kurdë të PKK-së dhe aleatëve të tyre që kërkoheshin nga Turqia por gjenin strehim në vendet e Evropës veriore.

“Türkiye, Suedia dhe Finlanda nënshkruajnë memorandumin mbi anëtarësimin e vendeve nordike në NATO”

Turqia, Finlanda dhe Suedia kanë nënshkruar një memorandum mbi aplikimet e vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO pas bisedimeve katërpalëshe të zhvilluara në Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqia-s, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, u takuan për të diskutuar çështjen e anëtarësimit në aleancë, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje. Bisedimet zgjatën pothuajse dy orë.

Edhe  Stoltenberg konfirmoi se “Turqia, Finlanda dhe Suedia kanë arritur një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO”. “Aleatët e NATO-s do të marrin vendimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës të mërkurën”, u shpreh shefi i NATO-s.

Suedia dhe Finlanda në NATO/ A do votojë Rama kundër Erdogan?

Por nga komentet e para duket se kemi të bëjmë me një fitore të Erdoganit i cilir i arriti ato që donte karshi dy vendeve nordike.Sipas memorandumit të nënshkruar, Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për degët e  atyre që Turqia i konsideron si grupe teroriste kurde të udhëhequra nga PKK e liderit të burgosur Abdullah Oçalan.

Në memorandumi po ashtu theksohet se Finlanda dhe Suedia do të trajtojnë me shpejtësi kërkesat në pritje të Turqia-s për dëbimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm.

Memorandumi thekson se Finlanda dhe Suedia do të hetojnë, si dhe do të ndalojnë çdo financim dhe aktivitet rekrutimi të PKK-së dhe të të gjitha organizatave të tjera terroriste.

“Turqia kishtë vënë si kusht për antarësimin në NATO faktin që dy vendet të ndërprisnin ndihmën ndaj lëvizjes rebele kurde dhe ti jepnin fund mbrojtjes së anëtarëve të saj. Ankaraja pretendon

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqia-s, PKK-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Pergatiti Lapsi.al

 

 



14 Comments

  1. “Finlanda e Suedia dorëzohen para Erdoganit” është titulli tipik bombastik i Bushatit.
    Mos duhej të dorëzoheshin para Putinit ?

    1. Per te bere SHTET, nevojiten 2 faktore imperativ; 1- Te jesh KOMB. 2-Te kesh LIDER/UDHEHEQES. Fatkeqesisht ne nuk kemi KOMB megjithese ne shqiptaret jemi race e paster dhe shumice ne kete vend (sundohemi nga pakicat bastarde llacifaco-grekofone), nuk kemi as SHTET sepse na kane hequr me dhune dhe imponim cdo shanc per te zgjedhur LIDERIN tone. Turqia eshte KOMB dhe ka LIDER, KAQ!

    2. Ti do te thuash se Putini eshte fashist.
      Nuk di c’emer do kesh per ata qe perndjekin Abdullah Ocalan dhe PKK.

      1. Po pra po USA çfarë është dënoi që denoi me 175 vjet burg vetëm se publikoi të vërtetat ulëritëse të bythqirave fashiste Amerikane.

        1. Po pra po USA çfarë është që dënoi Asange me 175 vjet burg vetëm se publikoi të vërtetat ulëritëse të bythqirave fashiste Amerikane&Globaliste.

          1. Assange akoma nuk eshte ekstraduar dhe e pret gjyqi ne USA. Ai nuk do te akuzohet per ate qe ka shkruar por se ka bere aktivitet te paligjshem, spiunazh dhe hakerim.. Te thote gje apo edhe ti nuk ke marre haloperidolin

  2. Vikinget nuk i dorezohen kurre askujt.
    Ne shek. 21 te biesh dakord nuk do te thote te dorezohesh apo nenshtrohesh, ne kuptimin mesjetar te fjales.
    Keq te mos bien dakord, keq te bien…..!

  3. TURQIA ESHTE SHTET ME HISTORI SHTETERORE 1000 VJECARE, QE NGA VITI 1071, AJO I DI DHE I RESPEKTON PARIMET E BARAZISE E TE RESPEKTIT RECIPROK, ESHTE SHTET SERIOZ I CII RESPEKTON MARREVESHJET DHE KONTRATAT, ESHTE SHTET I CILI ESHTE NDER TE PARET QE E NJOHU SHQIPERINE DHE KOSOVEN DHE I TRSAJTON E RESPEKTON SI ALEAT E MIQ STRATEGJIK. NJE TURQI E FORTE ESHTE NE TE MIRE TE SHQIPTAREVE KUR KEMI PARASYSH SE CFARE FQINJESH ARMIQ TE EGER KEMI RRETH E RROTULL.

    1. Turqia eshte krujuar ne shek XX . Me pare ka qene perndori otomane. Ne 1071 ishin ne stepa duke ngrene njerez. Ndikimi ne shqiperi nuk eshte i mire , megjithese ne siperfaqe duket i tille. Perkundrazi jane percjelles te grupeve ekstremiste..

  4. Suedia dhe Finlanda, do ndrpresin mbeshtetjen por nuk do te dorezojne asnje anetar te PKK. Edhe sepse dorezimin ne gjykatat turke e ka ne dore autoriteti gjyqesor, jo ezgekutivi i cili do verifikoje veprimet dhe aktivitetin e tyre . Kjo eshte shkruar ne kushtetuten dhe ne traktatet e ketyre vendeve. Keto vende jane demokratike dhe jo feudale si Shqiperia. vetem ne Shqiperi vendos e vulos Rama..

  5. Ti kopili pa emër i orës 11:28′ a e more sufllaqen&dozën e Pfizerit o klluf kari?
    Pederast me diplomë .

  6. Ashtu si të gjitha aksionet e mëparshme edhe ky miting është pjesë e operacionit mediatik për të treguar që tashmë PD është e Berishës. I tillë ishte kongresi i dhjetorit, zgjedhjet në PD, gjyqi i Gon Zhukrit, votimet e marsit ku nuk u morr vesh sa ishin vota të PD, sa të LSI dhe sa të PS. I tillë është edhe mitingu i 7 korrikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *