• |
ide | kryesore

Vdekja e shqiptares në Genova/ Dyshohet se italiani hyri qëllimisht në korsinë e gabuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga aksidenti në autostradën Milano – Genova ku humbi jetën një shqiptare. “Corriere” shkruan se një shtetas italian me një makinë “Volvo” hyri në korsinë e emergjencës dhe më pas për disa kilometra eci në kundravajtje.

Ai u përplas kokë më kokë me makinën e shqiptares që humbi jetën në vend, por edhe italianit, Giuseppe Maria Garavaglia, 46 vjeç. Mediat shkruajnë nëse kjo ishte një gjendje në vendin e habuar në kohën e gabuar apo një gjest vullnetar.

“Corriere” shkruan se në rindërtimin e dinamikës së aksidentit është ende e pashpjegueshme se pse makina e italianit po lëvizte në drejtimin e gabuar.

A nuk e vuri re? Ishte në vetvete? Apo ishte një gjest vullnetar? Një automobilist e kishte parë Garavaglian të kryente manovrën e çmendur, brenda pak sekondash. Ai e vuri re se si ai ndërroi drejtim dhe u doli përballë makinave në sesnin e kundërt.

Një udhëtim që zgjati maksimumi disa minuta dhe kalimtarë të tjerë të habitur lajmëruan policinë: “Ka një makinë që shkon në drejtim të gabuar në autostradë”.

“Volvo”-ja e italianit që jetonte në Milano u përplas me BMW-në e shqiptares Matilda Hidri, 35 vjeç. Ajo po udhëtonte vetëm dhe po kthehej në shtëpi në Genova. Edhe ajo ndërroi jetë menjëherë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ku jane komentuesit te shajne italianin se po ta kishre bere ndonje Shqiptar nuk do kishin lene gje pa thene. Populki me kar dhe debil ne bote. Trajtojini si mbreter italianet tani kur te vijne ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *