• |
ide | kryesore

54 % e serbëve mendojnë se NATO është përgjegjës për situatën në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Më shumë se gjysma e serbëve janë kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kështu të paktën tregon anketa e realizuar nga instituti me seli në Serbi, “Demostat”, i cili të mërkurën e 29 qershorit ka publikuar hulumtimin “Orientimi i qytetarëve serbë në politikën e jashtme”, ku mes tjerash bëhet e ditur se nëse nesër do të organizohej referendumi për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, 34 për qind e qytetarëve do të votonin për, ndërsa 51 për qind e të anketuarve kundër.

Për pyetjen e njëjtë, 17 për qind e të qytetarëve janë përgjigjur se duhet të bëhen lëshime të caktuara për të përparuar drejtë BE-së.

Studiuesi i Demostatit, Sreçko Mihailoviç, sipas të përditshmes serbe “Danas”, ka deklaruar se 58 për qind e të anketuarve mendojnë se Serbia nuk duhet t’i harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në, ndërsa 33 për qind besojnë se Serbia duhet ta bëjë këtë.

Mihailoviç, me tej ka bërë të ditur se 81 për qind e të anketuarve besojnë se Serbia duhet të ruajë neutralitetin e saj me çdo kusht në raport me sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa 80 për qind thonë se Beogradi nuk duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes se kush është përgjegjës për situatën aktuale në Ukrainë, shtatë për qind e të anketuarve kanë zgjedhur Rusinë, tre për qind kanë thënë se Rusia është më përgjegjëse se Ukraina, e ndërsa 54 për qind kanë deklaruar se NATO është ekskluzivisht përgjegjës, për situatën e krijuar në Ukrainë.

Kur bëhet fjalë për politikanët, rezultati i hulumtimit ka treguar se 46 për qind e të anketuarve kanë besim maksimal ndaj presidentit aktual, Aleksandër Vuçiç.

Nga liderët botërorë, 46 për qind e anketuesve si udhëheqës të mirë e kanë zgjedhur presidentin Rus, Vladimir Putin, 12 për qind kanë votuar për presidentin Kinez, Xi jinping dhe 11 për qind e anketuarve kanë zgjedhur presidentin e Francëz, Emmanuel Macron.

Sondazhi në fjalë është kryer nga data 13 deri më 22 qershor dhe ka përfshirë 1 mijë e 203 qytetarë.



5 Comments

  1. Ashtu si të gjitha aksionet e mëparshme edhe ky miting është pjesë e operacionit mediatik për të treguar që tashmë PD është e Berishës. I tillë ishte kongresi i dhjetorit, zgjedhjet në PD, gjyqi i Gon Zhukrit, votimet e marsit ku nuk u morr vesh sa ishin vota të PD, sa të LSI dhe sa të PS. I tillë është edhe mitingu i 7 korrikut.Bravo shkulLlak per kete lajmin serb,i sherbeni padronit

    1. Dhe keta zerbet jo vetem qe nuk duan te hyjne vete ne BE por duan te na mbajne peng edhe neve me nisma si ballkani i hapur. Pyetja eshte mire keta, po neve cfare na ha sumatricia e ngaterrohemi me ta. A thua nuk na e kane futur gjithmone slavvet sic e shpjegon sh mire edhe udheheqesi shpirteror i shqiptareve ne librat e tij Titistet dhe Hrushovianet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *