• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në aksin Berat-Fier, makina përplas për vdekje punonjësin e rrugës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Berat-Fier”. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend. Viktima është një prej punonjësve që po kryente punimet e rrugës në vendin e quajtur Velmish.

“Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore).”, njofton policia.

Fillimisht autori u largua nga vendngjarja, por më pas ai u vu në pranga nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *