• |
ide | kryesore

Del dosja e vetingut për prokurorin Arjan Ndoji: I lidhur me “Rrumin e Shijakut”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat kanë publikuar vendimin prej 45 faqesh për të gjitha shkeljet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon që ka gjetur për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoji që u shkarkua nga detyra pak kohë më parë.

Në vendimin që publikoi “BalkanWeb” bie në sy zbulimi i një morie kontaktesh që prokurori ka pasur me njerëz të politikës dhe të sistemit të drejtësisë, ku përmendet edhe lidhja e tij me Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, person me precedentë kriminalë.

RAPORTI

DSIK-ja, me shkresën nr. *** prot., datë 1.12.2020, vuri në dispozicion të Komisionit raportin e rishikuar mbi kontrollin e figurës për subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, i deklasifikuar pjesërisht me vendim nr. *** prot., datë 9.12.2020, të KDZh-së, në përmbajtje të të cilit referohet se: “Në vijim të informacioneve të ardhura nga institucioni i verifikimit, në kohështrirje gjatë periudhës së rivlerësimit për përfshirje në korrupsion pasiv të subjektit të rivlerësimit Arian Z. Ndoja, në disa raste rezulton se:

– gjatë periudhës në të cilën z. Arian Ndoja ushtronte detyrën si prokuror, në vitet 2018-2019, dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm, duke favorizuar persona me precedent penal;

– për prokurorin Arian Ndoja, disponohen të dhëna, ku vihemi në dijeni se në vitet 2009 – 2010 ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Autoritetet verifikuese informojnë, gjithashtu, se:

– shtetasi A. L. (P./L. M., ‘***’) evidentohet si lidhje bashkëpunuese e Arian Ndojës, i cili sinjalizohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, shfaqur në formën e korrupsionit aktiv, si dhe ka ndikuar në caktimin e trupës gjykuese në një proces civil, për një çështje pronësie, për favorizimin e një pale;

– në ngarkim të shtetasit A. L., alias P. M. (‘***’), administrohen të dhëna të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirje/pjesë e krimit të organizuar …;

– po kështu, shtetasi ….sinjalizohet si lidhje e pakonfirmuar e Arian Ndojës dhe dyshohet si lidhje e personave të…

Për subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, referuar burimeve të hapura mediatike të datës 1.11.2019, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Sh***, ku subjekti i rivlerësimit mbeti i plagosur nga një atentat me armë zjarri, rezulton se ka qenë i shoqëruar në makinë me shtetasin A. L., lidhje shoqërore e z. Arian Ndoja.

Ky shtetas, rezulton të jetë person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aktualisht kjo ngjarje është në hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.



2 Comments

  1. Te kesh lidhje me nje nga kreret e bandave te Durresit, pra Rrumin, eshte problem i madh. Ndersa lidhja me padrinon e Durrsit, pra shefin e Rrumit, ose “Don Lazen” eshte nder, sidomos per udheheqjen e rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *