• |
ide | kryesore

Del VIDEO si 4 “skifterë” shqiptarë bastisnin shtëpitë në Milano

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia italiane njoftoi se arrestoi 4 persona në Milano të konsideruar si ekspertë në vjedhje të apartamenteve dhe të specializuar në ngjitjen e mureve të ndërtesave.

Hetimet nisën me identifikimin e një makine të vjedhur me motor të madh dhe e përdorur nga grupi për të kryer vjedhje. Ata aplikonin herë pas here targa të ndryshme të vjedhura në makina të tjera.

Hetuesit nisën ndjekjen, këqyrjen e kamerave të sigurisë, por edhe të përgjimeve telefonike e mjedisore duke ndërtuar skemën përdorur nga banda në të paktën 4 vjedhje banesash të kryera javën e kaluar dhe ku hajdutët kishin hyrë nga çatitë.

Tre shqiptarë të moshës 22, 28 dhe 37 vjeç u gjurmuan dhe arrestuan në Rodano të provincës së Milanos, ndërsa i katërti në zonën Niguarda të këtij qyteti.

Një armë e përdorur për të kërcënuar viktimat u gjet në një makinë të përdorur nga grupi dhe u sekuestruan çelësa makine, para të thata, bizhuteri dhe ora. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *