• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga shpërthimi në Sarandë/ Hoteli në pronësi të ish-kreut të ALUIZNI-t

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga shërthimi me eksploziv në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40, në lagjen nr.4 të këtij qyteti ku ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në hyrjen e një garazhi të një hoteli.

Mediat raportojnë se hoteli është në pronësi të Marjel Muratit, ish-kreu i ALUIZNI-t të këtij qyteti, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë. Për pasojë nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kjo është hera e dytë që ai vihet në shënjestër të një sulmi në tritol. Në shkurt të vitit 2021, vetëm pak ditë pasi ishte inaguruar, në hyrje të hotelit të Muratit shpërtheu një sasi tritoli.

Në atë kohë, lënda plasëse u hodh në tarracën e hotelit. Për fat të mirë edhe atëherë nuk pati persona të lënduar. Nuk dihet nëse sulmet e njëpasnjëshme kanë të bëjnë me detyrën që ka pasur Murati apo me ndonjë konflikt personal. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Me siguri ai hotel eshte bere nga puna tek aluizmi ,njeri kot nuk te ve tritol per me shume dhe dy here rresht.Ose ka mare parate per ndonje pisllek dhe s”ju ka mbaruar pune . Dhe keta s”te kthejne dhe parate po ti moren. Thjesht e kane trembur per t”a kujtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *