• |
ide | kryesore

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer”: Lukaku vishet zikaltër, por përballet me “ftohtësinë” e tifozëve

-Instant, Sport



Një makinë e Interit e priste në aeroport: Romelu Lukaku mbërriti këtë mëngjes pak para orës 7 në Milano. Sulmuesi belg kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore ditën e sotme dhe tani pret vetëm të firmosë me Interin kontratën e re, atë të aventurës së dytë në Milano. Dukshëm i qetë, i kënaqur dhe i buzëqeshur, në dalje të aeroportit, Big Rom u limitua të thoshte pak fjalë, por krejtësisht sinjifikative: “Jam shumë i lumtur që jam kthyer”.

Nuk ishin të shumtë tifozët që e prisnin në aeroport. Në këtë këndvështrim thirrja e bërë nga Curva Nord, për të mos e kontestuar, por pa harruar tradhëtinë që i bëri Interit vitin e kaluar, ka patur rezultat. Vetëm disa tifozë e pritën në aeroport, por ndoshta do të ketë ndonjëfarë vlere fakti që belgu, siç dihet, bëri gjithçka për t’u larguar nga Chelsea dhe për të veshur fanellën e skuadrës me të cilën fitoi një kampionat si protagonist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *