Moderatori i njohur James Corden ka folur së fundmi rreth largimit vitin e ardhshëm nga “The Late Late Show”.
“Thjesht nuk doja të arrija kurrë në një pikë ku të mërzitesha duke e bërë këtë”, tha aktori i “Cats” në një intervistë për “Extra” të botuar të hënën.
“Deri në momentin që të mbarojmë, do të kem bërë pothuajse 1,400 episode. “Eshtë shumë. E di që në Amerikë këto punë janë pozicione që njerëzit i marrin për 10, 15, 20, 25 vjet. Nuk do të ishte kurrë kështu për mua.”
Corden shtoi se familja e tij gjithashtu mori pjesë në vendimin e tij për t’u larguar. Preantuesi ka tre fëmijë : Carey, Max dhe Charlotte me gruan e tij, Julia Carey.
“Fëmijët e mi po rriten, gjyshërit e tyre kanë nevojë për kujdesdhe ndoshta ishte koha e duhur që ne si familje të jemi më të lirë në vendimet tona”, u shpreh ai.
James njoftoi vendimin e tij në prill, duke i thënë Deadline seishte “shumë krenar për shfaqjen” dhe se ishte “një vendim vërtet i vështirë”.
“Gjithmonë kam menduar se do ta bëja për pesë vjet dhe më pas do të largohesha, dhe më pas qëndrova”, shpjegoi komediani. “Unë me të vërtetë kam menduar për këtë për një kohë të gjatë, duke menduar nëse mund të ketë një aventurë më shumë.”
Gjatë kohës së tij në “The Late Late Show”, Corden lansoi segmente hit si “Carpool Karaoke” dhe “Spill Your Guts”./Lapsi.al