• |
ide | kryesore

Kamioni me emigrantë në Teksas/ Shkon në 51 numri i viktimave, mes tyre dhe 5 fëmijë

-Instant, Lajme, Planet



Numri i të vdekurve në kamionin me emigrantë në Texas ka shkuar në 51, pasi kanë humbur jetën dhe 5 persona nga të shtruarit në spital. 46 migrantë u deklaruan të vdekur në vendngjarje, dhe pesë nga 16 migrantët e gjetur të gjallë kanë vdekur pasi u dërguan në spitale. Mes viktimave janë raportuar dhe 5 fëmijë. Një burrë nga Guatemala ka konfirmuar vdekjen e dy vajzave të tij, Griselda dhe Carla, mosha e të cilave nuk bëhet e ditur.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Ebrard shkroi në Twitter se të vdekurit përfshijnë 22 meksikanë, shtatë guatemalanë dhe dy honduras. Zyrtarët janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë identitetin dhe kombësinë e disa prej viktimave; ndërkohë vetëm 34 prej tyre janë identifikuar deri më tani. Policia ka konfirmuar se ka arrestuar dhe shoferin e kamionit i cili ishte larguar më këmbë nga aty.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *