• |
ide | kryesore

Liderët botërorë i dërgojnë mesazhin Putinit nga Madridi: Ukraina do të fitojë

-Instant, Lajme, Planet



Liderët botërore të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në samitin që po mbahet në Madrid, Spanjë. Ata kanë folur për luftën dhe synimin e Perëndimit për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez , mikpritës i samitit, thotë se Rusia do të identifikohet si kërcënimi kryesor i aleancës ushtarake në konceptin e saj të ri strategjik, ndërsa më parë ishte partner strategjik.

“Ne po i dërgojmë një mesazh të fortë Putinit. Ju nuk do të fitoni”, tha ai.

Ndërkohë, Olaf Scholz, kancelari gjerman, u shpreh se NATO do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Është mirë që vendet e mbledhura këtu dhe shumë të tjerë gjithashtu, të japin kontributet e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet, duke ofruar mjete financiare, ndihmë humanitare, por edhe duke siguruar armët që u duhen urgjentisht Ukrainës”, ka thënë kancelari.



1 Comment

  1. Lufta interesit solli konkurencen e saj.dhe tani ran ne konflikt interesi. thotë:

    DALJA NGA KONFLIKTI INTERESIT .RALIZOHET VETEM PERMES VLERAVE HAKUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *