• |
ide | kryesore

Mesazhi i Sarrit: “Carnesecchi? E thashë fjalën time, tani është një problem i Tares”

-Instant, Sport



Edhe Lazio po përpiqet të krijojë një ekip sipas pritshmërive të trajnerit të tij, por Maurizio Sarri e di shumë mirë se do të jetë e pamundur ta bëjë këtë para grumbullimit në fillim të korrikut. “Në futbollin modern, është e pamundur të fillosh me skuadrën e plotë. Një vit është Liga e Kombeve, një vit Europiani, një vit Botërori. Zakonisht bën fazën përgatitore me dhjetë lojtarë dhe dhjetë lojtarë të të rinjve, pjesa tjetër vjen gjithmonë në rrugë e sipër. Do të ishte mirë t’i kishim të gjithë që në fillim, por vështirë se dikush mund ta bëjë këtë”, tha ai për Sky.

Për momentin ka mbërritur Marcos Antonio: “Ai është një djalë i ri, u hap kjo mundësi për ta marrë, për fat të keq për situata edhe shumë të pakëndshme. Ne kishim një lojtar 35 vjecar dhe në skandencë kontrate në atë rol dhe për këtë arsye menduam për këtë zgjidhje. Ai duhet të përshtatet me futbollin italian, do t’i duhen disa muaj, por ne jemi të lumtur ta presim. Ai është shumë i ri, por tashmë ka dy vite përvojë në Champions League, mendoj se mund të jetë i dobishëm”.

Për portën, fokusi është te i riu Carnesecchi. “Ky është problem i drejtorit sportiv dhe i klubit, të shohim se çfarë do të zgjedhin në fund. Unë e kam thënë tashmë cfarë kisha për të thënë”, mbylli ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *