• |
ide | kryesore

Muzikanti i njohur shtrohet me urgjencë në spital

-Instant, Paparazzi, Slider



Travis Barker u dërgua me urgjencë në spital pasditen e së martës me gruan Kourtney Kardashian pranë tij.

Bateristi i Blink-182 u fotografua i shtrirë në një barelë jashtë Qendrës Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni.

Pak minuta pasi u rapotua lajmi, vajza 16-vjeçare e Barker, Alabama, postoi në Instagram Story, “Ju lutemi dërgoni lutjet tuaja “.

Të porsamartuarit mbërritën fillimisht në Spitalin dhe Qendrën Mjekësore West Hills të martën në mëngjes për një lloj problemi shëndetësor që ai po përjetonte.TMZ raportoi se stafi mjekësor në West Hills konstatoi se muzikanti kishte nevojë për kujdes shtesë, kështu që ai u dërgua me urgjencë në Cedars-Sinai. Në orën 10:45 të mëngjesit me sa duket në mes të urgjencës së tij mjekësore,rockeri shkroi në Twitter, “Zoti më ruaj”. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *