• |
ide | kryesore

Patronazhisti Gent Sharra, nga grabitjet me Dumanin te përfitimi i fondeve publike në Elbasan

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Që Partia Socialiste e Elbasanit krijoi një nyje të fortë interesash me bandat nuk është sekret, por emrat e përfshirë në fushatë shkaktojnë habi për nga stofi që u zgjodhën patronazhistët dhe për nga rezultati, që prodhoi deputetin më të votuar të Elbasanit dhe të të gjithë Shqipërisë, Taulant Ballën.

ANGAZHIMI NE FUSHATEN E TAULANT BALLES NE ELBASAN 

Vendi i krimit, lagjia 5 Maji në Elbasan. Data, 21 Prill. Militantë të PD-së, kryesisht ish-efektivë policie të organizuar nga opozita sapo kishin ndaluar Mehmet Grecën, ish i dënuar për drogë në Britaninë e Madhe. Kishin informacione se Greca shpërndante para për vota dhe mblidhte karta identiteti. Greca mbahet me forcë për disa minuta dhe njoftohet policia. Vetë i ndaluari njofton grupin e forcës të Partisë Socialiste.

Dosja e prokurorisë që çoi në arrestimin e dy ish-zv.drejtorëve të komisariatit të Elbasanit Nikollaq Papa dhe Albert Nushi, nxjerr edhe emrat e atyre që erdhën në ndihmë të Mehmet Grecës.
Njerëzit nga shtabi elektoral i Taulant Ballës, që garantonin “mbarëvajtjen e fushatës” ishin Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferi, një i skeduar më herët nga policia për ngjarjen e ndodhur në tregun agroushqimor, Luan Tabako, Marjo Cela, Marsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra.

Disa prej tyre janë të njohur për përdorimin e dhunës dhe armëve, por emri i fundit meriton vëmëndje të veçantë për nga reputacioni që gëzon në Ebasan.

FILLIMET SI GRABITËS ME TALO ÇELËN DHE NUREDIN DUMANIN 

Gent Sharra është i skeduar si një nga bashkëpuntorët e ngushtë të Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Sot është shpallur në kërkim për grabitjet me dhunë që organizonte grupi kriminal.

Sharra përmendet dhjetëra herë në rrëfimin e Nuredin Dumanit, kryesisht në organizimin e grabitjeve. E para është ajo e vitit 2011, kur Dumani e përmend në vjedhjen me dhunë të Lirak Bajraktarit në Elbasan.

Sharra këtu ishte në rolin e organizatorit.

“Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë. Kam pas njohje me një Ilir Feçi, ky kishte lidhje me disa persona nga Elbasani që ishin të kësaj fushe. Ilir e kam njohur në 2010 nga një tregtar që shiste perde, unë në atë kohë isha më paterica. Emrat Gentian Sharra dhe Talo Çela i kam njohur fillimisht prej Ilirit. Ilirit në 2010 i kam shitur një pistoletë për të përfituar një shume prej 300 eurosh nga të cilat do fitoja 80 mijë lekë të vjetra. Pistoletë jugosllave me sa mbaj mend Zastava. Organizator ka qenë Gentian Sharra dhe neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën. Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makin bënz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250. Shkuam më pas tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në Bradashesh, një shtëpi private 3 katëshe. Në shtëpi kam shkuar vetëm unë dhe Talo Çela. Iliri po na priste në rrugë me një makinë Rover me targa italiane. Çantat i lamë në katin e 3 të Talo Çelës dhe më pas u larguam. Eshtë shitur më pas në Korçë nga Iliri me gruan e vet e cila quhet Fije, në shumë 12 milion të vjetra një kg flori. Lekët mi dha Iliri mbas 10 ditësh, u takuam tek lagja” tregon Dumani.

Me kalimin e viteve, ai e përmend Sharrën në grabitjen e Shyqyri Shalës në Kavajë, pastaj në vjedhjen me dhunë të Hamit Haxhisë në Durrës, pastaj në vjedhjen me armë të Xhemal Liçit në Elbasan, pastaj në vjedhjen me dhunë të Hamdi Sharkës në Berat.

DYSHIMET SI PJESËMARRËS NË GRABITJEN E RINASIT 

Më parë, emri i Gent Sharrës kishte dalë në grabitjen e Rinasit. Në atë kohë, ai mori me qira servisin ku u bë modifikimi i furgonit, i cili u përdor për grabitjen e Rinasit. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor” është bllokuar asokohe nga Policia si provë materiale.

Mësohet se oficerët e Policisë sekuestruan prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servisit, Gentian Sharra, kishte konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çalës, aktualisht në burg i izoluar në sistemin 41-biss.

PATRONAZHIST DHE PËRFITUES I FONDEVE PUBLIKE 

Por pas ardhjes së socialistëve në pushtet, Sharra kaloi në një nivel tjetër. Përfitimet nga vjedhjet me dhunë ishin shumë të vogla krahasur me paratë që sillte politika.

Reputacioni si i fortë dhe lidhjet me kriminelë të tjerë të Elbasanit e avantazhonin në listën e patronazhistëve që u angazhuan në fushatën e Partisë Socialiste. Dhe pas zgjedhjeve, në objektiv ishin fondet publike.

Open Data zbulon se kompania e Olta Sharrës, bashkëshortja e Gentian Sharrës ka fituar disa qindra miliona lekë nëpërmjet tenderave të dhënë nga Bashkitë e Elbasanit, Librazhdit dhe të Cërrikut. Praktikisht ajo ka qenë fituese në tre bashkitë e qarkut të Elbasanit. Të dhënat më poshtë tregojnë se si kanë kaluar fondet publike tek kompanitë e familjes Sharra:

Tabela tjetër tregon se kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës ka përfituar disa tendera të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit, me një shumë që shkon rreth 300 milion lekë.

SEKUESTRIMI I PASURISE NGA POLICIA 

Disa pasuri të Gentian Sharrës u vunë nën sekuestro pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Pasuria e sekuestruar në pronësi të familjes Sharra arrin në vlerën e 5 mln eurove. Mes pasurive ishte 1 vilë në lagjen Katund i Ri, truall dhe sipërfaqe të shumta toke dhe 4 automjete.

Sipas policisë, Sharra u vu nën akuzë për grabitjet që kishte bërë me grupine Talo Çelës, por ndaj tij nuk ka asnjë akuzë për përfshirjen në ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

AKUZAT PER LIDHJEN ME TAULANT BALLËN

Kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për bashkëpunim me Gentian Sharrën.

Berisha tha se Gentian Sharra ka blerë vota për PS-në.

“Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të patën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave. Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit.Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës”, tha Berisha.

Taulant Balla ishte një ndër njerëzit më të zëshëm pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, por ditët e fundit ai ka heshtur. Balla nuk e ka komentuar faktin se 2 ish-shefat e policisë në Elbasan gënjyen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërsa këto ditë është në një vizitë në Rumani. Balla rezultoi deputeti më i votuar në Shqipëri, me mbi 21 mijë e 500 vota, edhe më shumë se Edi Rama. Pavarësisht rezultatit “spektakolar”, Rama e transferoi nga drejtues politik i Elbasanit në atë të Fierit dhe nuk e përfshiu në kabinetin qeveritar. ©Lapsi.al 



13 Comments

  1. TUALET BALLA MORI 21500 VOTA POR I KA VU KUSHT BERLLOGUT PATRONAZHIST QE TI SIGUROJNE 35000 VOTA. AI DUHET TE ARRESTOHET I PARI.

    1. Pika qe sna bie,kur na perfaqeson,na vjedhe dhe na e ben qindin,ky palo njeri,tao palla!
      Kaq te pa afte jemi!

  2. Ashtu si të gjitha aksionet e mëparshme edhe ky miting është pjesë e operacionit mediatik për të treguar që tashmë PD është e Berishës. I tillë ishte kongresi i dhjetorit, zgjedhjet në PD, gjyqi i Gon Zhukrit, votimet e marsit ku nuk u morr vesh sa ishin vota të PD, sa të LSI dhe sa të PS. I tillë është edhe mitingu i 7 korrikut.Shkrim per ju shpellkare qe hani fara kunglli te cepi pallatit dhe i mbani shishen salihut kur do shurroje,mos harroni nje kampion ta keni

  3. sa here duhet t’ju lutem

    po ju pergjerohem :

    ne emer te zotit, mos e shoqeroni me foto emrin e taulant balles, sepse eshte arkitekture vizive teper e rrezikshme per shikuesin e papergatitur…

    ne rast se e keni te pamundur, vendosni paralajmerimin:

    “kujdes, imazhe tronditese, personat me probleme kardiake ta evitojne !”

  4. E frikshme ,
    e llahtarshme ,
    e pakonceptueshme per nje mendje normale
    e papranueshme edhe per mendjen me djallezore .
    Deri kur ?

    1. Ky eshte stili “rama” i demokracise. Ky stil ligjeron krimin. Stili “berisha” te pakten kishte cipe te pranonte qe krimi eshte krim dhe berisha kriminel. Dhe pse kjo i hengri koken ne fund.
      Stili “rama” shitet i virgjer dhe S’E pranon te kete lyer duart me gjak.

  5. Nga hetimet ka rezultuar se numëruesit i kanë hequr 38 vota kandidatit të PD-së, Ardian Zeneli dhe ja kanë shtuar kandidatit tjetër të PD-së Lefter Gështenja, i cili u zgjodh deputet.Landi ti shiko salihun mor kopili serb cte duhet te shikosh ballen,dhe mos harro protesten kazmen me vete dhe shko bjeri deres se kryeministris,nuk te vret njeri si salihu idhulli jot

  6. Gent Sharra e Pjerin Xhuvani kane qene shoke qelie ne Itali ku kane pas rene brenda per droge. Edhe ne Elbasan baza e veprimtarise tyre ka qene Droga. Kane punuar fort per Taulant Ballen per ti garantuar sa me shume vota ne kembim te premtimit nga katunari librazhdiot se do tu zbardhte dosjet. Taulanti me pas pastaj u futi gishtin ne prapanice e i shiti, ashtu sic hidhen tej limonet pasi shtrydhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *