• |
ide | kryesore

Putin del për herë të parë nga Rusia që prej pushtimit të Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti rus, Vladimir Putin, doli për herë të parë nga Rusia që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, duke vizituar Turkmenistanin. Në Ashgabat, Putin do të marrë pjesë në një samit dyditor me drejtues të shteteve të rajonit të Kaspikut, ku përveç Rusisë dhe organizatorëve, janë edhe drejtuesit e Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Iranit.

Të martën, Putin u takua edhe me Presidentin e Taxhikistanit, Emomali Rahmon, aleat të vjetër të tij, pasi është lideri më jetëgjatë i ish-republikave sovjetike.

Udhëtimi i fundit i Putinit jashtë Rusisë, i bërë publik nga Kremlini, ishte në Pekin në fillim të shkurtit, ku u takua me homologun kinez Xi Jinping, duke zbuluar traktatin e miqësisë pa kufi mes dy shteteve, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Më 24 shkurt, Rusia futi trupat e saj në Ukrainë me synimin për të shkatërruar kapacitet ushtarake të vendit fqinj dhe për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse. Perëndimi e kishte paralajmëruar prej muajsh pushtimin e Ukrainës.

Samiti i Kaspikut zhvillohet paralelisht me Samitin e NATO-s në Madrid, ku agresioni rus është temë kryesore e diskutimeve.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *