• |
ide | kryesore

Rama tregon kërkesën që i bëri NATO-s për Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka kërkuar në samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid se ka kërkuar që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Në një postim në Twitter, ai vuri në dukje rreshtimin e Kosovës krah BE-së lidhur me agresionin rus në Ukrainë, edhe pse kjo e fundit nuk i njeh si shtet.

Ai ka treguar gjithashtu bisedën me presidentin amerikan Joe Biden, i cili ka shprehur dëshirën për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.

“SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën. Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj, arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal, duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s. Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh. Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, shkruan Rama.



32 Comments

  1. Zoti rama jeni nje politikan qe ja doni te miren shqiptareve pavaresisht vendit kua ata jetojne dhe bravo ju qofte per kete kerkese kosove dhe shqiperi jemi 1

  2. Ky ssht kryeministri qe duam dhe per te gjith ata qe thonin mbeshtet serbin te hapin syt dhe te shikojn qe shqiperia i do vec te miren kosoves

  3. te tilla kerkesa vijne nga vet fakti se cdo pune qe po behet po ndikon pozitivisht ne marredheniet me vendet e huaja

  4. Gjithmone e keni ndohmuar dhe pemendur kosoven ne mbledhjet me te eendesishme boterore.Ata qe thone qe ju nuk e doni Kosoven jan thjesht xheloz

  5. I njejti person me komente dhe emra imagjinare.
    Ik or trap(e), ky asht meshtruesi ma i madh qe ka jo vetem kombi yne,por e gjithe bota.
    Si mendoni se do t’fliste ne NATO kundra Kosoves??!!Do t’a kishin nxjerre kunjin me te!
    Asht kokrra e hipokritit n’shkalle siperiore!
    Po rregullon imazhin me demek…shkerdhata!

  6. Nje njeri vizionar dhe teper strateg kudo qe shkon asnjeher se harron kosoven gjithmone jemi te pandashem urime kryeminister jeni politikan shume i zoti

  7. Eh mor zoti rama shume veta ju shajn e duan te fusin percarjen mes jush e kosoves po asgje se ndan vllaznin kudo qe shkoni kerkoni te drejten

  8. Po pi nje gote shampanje me seksin femer te familjes se nje kurve mavi qe nuk rri te shtepia,por ka hall si te komentoje pro qoftelargut. More hajvon do thoshte i madhi Qazim Mulleti veji men shpise se i shkelyn brimat para mrapa

  9. Nga hetimet ka rezultuar se numëruesit i kanë hequr 38 vota kandidatit të PD-së, Ardian Zeneli dhe ja kanë shtuar kandidatit tjetër të PD-së Lefter Gështenja, i cili u zgjodh deputet.

  10. Nga ora 19:18 deri 19:46 afersisht 30 komente,çdo nje minute,do te thote qe e paskan shkurtuar stafin,kane lene vetem nje person per komente-lajka.
    Sa qesharake komentet,e dime sa e do ai kosoven,as gjumi nuk e ze te shkretin,do na e tregosh ti mut-komentues-patronazhist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *