• |
ide | kryesore

Real thyen paktin me Atlètico Madrid: gati të rrëmbejë talentin e Akademisë Colchoneros

-Instant, Sport



Prej rreth 15 vjetësh ka pasur një pakt për të mos u konfliktuar, mes Real dhe Atletico Madrid, një lloj marrëveshjeje verbale mes presidentëve të dy klubeve: Merengues dhe Colchoneros nuk mund të “vjedhin” talentet e rinj të njëri-tjetrit nga akademitë e tyre përkatëse. Epo, pas një dekade e gjysmë, Blancos janë gati të prishin këtë mirëkuptim xhentilmenësh, ndoshta duke nisur tashmë një seri transferimesh nga njëra anë e qytetit të Madridit në tjetrin. E gjithë kjo, për një lojtar 15 vjeçar.

Dy klube rivale të qytetit, që si bashkëjetues të mirë kishin shmangur t’i rrëmbenin njëri-tjetrit të rinjtë premtues të akademive, nuk është diçka që ndodh shumë shpesh. Real dhe Atlètico Madrid rezistuan gjatë, por 15 vite jo agresive kanë qenë shumë, ndoshta tepër. E xhevahiri i Colchoneros Jesus Fortea, mbrojtësi i djathtë i lindur në vitin 2007, do të jetë vetëm i pari nga një seri e gjatë ‘grabitjesh’ që mund të ndodhin në vitet e ardhshme. 15-vjeçari u komunikoi drejtuesve, të shtunën, dëshirën e tij për të mos vazhduar me Atleticon, që u zemëruan nga humbja e një produkti nga çerdhja e tij. Siç raporton Marca, Toni Munoz, një nga menaxherët e lojtarit, luajti një rol vendimtar në këtë transferim.

Nga ana tjetër, Atlètico ka besim se do të arrijë të mbajë në skuadër Nacho Aalameda, mesfushorin dhe kapitenin e skuadrës së të rinjve, pavarësisht se tashmë Reali po bën presion për lojtarin. Akademia bardhekuqe është nën sulm, por jo vetëm nga merengues. Edhe Bayern Mynih po përpiqet të rrëmbejë nga Colchoneros Javier Fernandez, tepër premtues, që tani në xhiron e kombëtareve spanjolle të moshave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jesus (@jesusfortea)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *