• |
ide | kryesore

“SafeJournalist” përmend patronazhistët: Gazetarët shqiptarë të pambrojtur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Media në Shqipëri ka bërë hapa prapa. Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit, edhe pse të garantuara në Kushtetutë nuk kanë gjetur zbatim në vitin 2021”.

Ky është një prej përfundimeve të rrjetit “Gazetarë të Sigurt” në një raport për vitin 2021 (LEXO KETU). Aty thuhet se mediat po normalizojnë praktikën e shantazhit në funksion të punës së tyre.

Me nivelin e lartë të korrupsionit, pritshmëritë janë të pakta që shantazhet të denoncohen dhe të hetohen.
Edhe për gazetarët, hapësirat për raportime të pavarura janë zvogëluar, pasi ndaj tyre është ushtruar presion.

Raporti vë në dukje se në Shqipëri ka një mjedis mediatik të mbipopulluar që operojnë në një treg të kufizuar reklamash, ndërsa disa pronarë i përdorin ato si mjet për ndikim politik dhe përfitime ekonomike.

Raporti i kushton një hapësirë edhe skandalit të patronazhistëve dhe se si SPAK kërkoi sekuestrimin e serverëve të lapsi.al.

“Siç është raportuar edhe më parë, në Shqipëri konfidencialiteti i burimeve të gazetarëve është sfidë më vete. Raportet e vitit 2021 nxjerrin në pah rrezikun e sigurisë së gazetarëve dhe burimeve të tyre nga krimi i organizuar dhe paaftësia e shtetit për t’i mbrojtur ata.

Në veçanti, për shkak të lidhjeve shoqërore dhe familjare dhe presioneve të ndryshme në komunitetet e vogla, mediat lokale e kanë të vështirë t’i mbrojnë burimet e tyre të informacionit.

Në vitin 2021 pati një rast të madh kur autoritetet i kërkuan një medie (Lapsi.al) për të bërë të ditur burimet. Në prill 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) urdhëroi gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku të dorëzonin një bazë të dhënash që përmbante të dhënat personale të më shumë se 910,000 votuesve në Shqipëri.

Kur ata e refuzuan kërkesën e prokurorisë, duke arsyetuar e shprehur shqetësimet që kishin në lidhje me konfidencialitetin e burimit, Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë urdhëroi sekuestrimin e të gjitha pajisjeve të medias së tyre, LAPSI.al, si dhe celularët, serverët, kompjuterët dhe disqet USB.

Kjo u kritikua ashpër si përpjekje për të frikësuar gazetarët. Urdhri i gjykatës ishte pjesë e një hetimi për shkeljen e supozuar të të dhënave, por grupet e të drejtave të medias kanë kritikuar SPAK-un në Shqipëri, duke thënë se urdhri ishte i motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimet e fjalës së lirë.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka reaguar menjëherë duke kërkuar pezullimin e masës për arsye të lirisë së fjalës së gazetarit dhe mbrojtjes së burimeve konfidenciale. Në fillim të majit, gjyqësori shqiptar mori parasysh kërkesën e GJEDNJ” – thuhet në raport. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Nga hetimet ka rezultuar se numëruesit i kanë hequr 38 vota kandidatit të PD-së, Ardian Zeneli dhe ja kanë shtuar kandidatit tjetër të PD-së Lefter Gështenja, i cili u zgjodh deputet.E keni provuar lirine e shtypit ne pd e salihut,skeni byth se shkoni per skrap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *