• |
ide | kryesore

Shqiptarin e spiunojnë fqinjët/ Policia italiane i gjen 18 kg kokainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Strofull trafikantësh”. Kjo parrullë e shkruar nga fqinjët i tregoi policisë një bazë të trafikut të drogës në Zelarino të Venecias në Itali.

Sapo u pa parrulla në manesë shkoi një patrullë e policisë italiane që arrestoi një shqiptar 30-vjeçar shqiptar të cilit iu gjet 18 kilogramë kokainë. Ai e kishte kthyer shtëpinë ku qëndronte në një laborator droge.

Lëvizjet e shpeshta të shqiptarit dhe shumë të tjerëve që vizitonin shtëpinë e tij janë pikasur nga banorët e zonës të cilët e kanë denoncuar në polici.

Përveç shqiptarit në pranga ka rënë edhe një shtetas tunizian, i cili ishte bashkëpunëtor i shqiptarit në trafikun e kokainës. Sipas policisë, nëse droga e kapur do të hidhej në treg për t’u trafikuar do të kapte vlerën e miliona eurove.

Shtëpia ishte e pabanuar, por shqiptari e kishte shndërruar në një qendër të takimeve me persona të ndryshëm. 30-vjeçari shqiptar rezulton pa precedentë të mëparshëm penalë ndërsa pritet të dalë ditën e enjte para gjykatës. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *