• |
ide | kryesore

Video/ “Shihni kë kam këtu… Do shënosh shumë gola apo jo?”: Zhang në tarracë me Lukakun pas firmës

-Instant, Sport, Video



Në orën 6.15 zbarkoi në Linate, në mbrëmje erdhi njoftimi zyrtar, me një video në Instagram që shfaq Lukakun dhe presidentin Zhang në një duet që tashmë i bën zikaltrit të ëndërrojnë. Një buzëqeshje e Romelut, duke parë nga dritarja e pallatit Coni ishte mënyra se si nisi zyrtarisht Lukaku-bis. Ashtu si në 2019, madje edhe kundërshtari i parë në Serie A, do të jetë i njëjtë me herën e parë, Lecce: një varg rastësish, që do të bëjnë të buzëqeshin edhe më supersticiozët. Aventura e parë e belgut te Interi u mbyll me fitoren e kampionatit të 19-të. Kthimi i tij, ndoshta, do të çojë në yllin e dytë.

Nuk mungon as entuziazmi, mesazhi i tifozëve është i qartë: “Na sillni, na sillni, na sill titullin”. Dhe pak më pas në kanalin në Instagram të klubit mbërriti dueti me presidentin Zhang: “Përshëndetje të gjithëve, jam në tarracën e selisë së Interit dhe shikoni kë kam këtu” thotë Zhang në video. Plani kalon te Big Rom, i cili do të ketë fanellën me numrin 90: “Jam kthyer dhe jam shumë i lumtur”. “Duket si një deja vu, ju kujtohet 3 vite më parë, gjithmonë këtu? – vazhdoi presidenti – Do të shënoni shumë gola në San Siro apo jo?”. “Prandaj jam këtu”, përgjigjet belgu. “A është një premtim?” thotë Zhang. “Sigurisht, dhe unë i mbaj premtimet e mia”, mbyll Romelu.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *