• |
ide | kryesore

15 vite nga prezantimi i Iphone të parë

-Instant, Stil
iPhone7-silver-650-80-780x439.jpg



Gazetarë, analistë, profesionistë të fushës dhe fansat e kishin hamendësuar krijimin e një telefoni Apple që para një viti, kur Steve Jobs u ngjit në skenën e Macworld Expo në një mëngjes të ftohtë janari, në San Fransicko të vitit 2007.

“Faleminderit që erdhët – tha Jobs. Sot do të bëjmë historinë së bashku”.

Pavarësisht shumë muajve parapërgatitorë, CEO i Apple ia doli të befasojë botën kur prezantoi më së fundi iPhone, hyrjen e madhe dhe të rrezikshme të kompanisë në tregun e telefonisë celulare.

“Kjo është një ditë që e prisja prej dy vitesh e gjysmë – tha Jobs para publikut prej 4 mijë personash. Herë pas here vjen një produkt revolucionar që ndryshon gjithçka”.

Jeni me fat nëse punoni mbi vetëm një prej këtyre produkteve në karrierë. Apple pati shumë fat. Ka qenë në gjendje të prezantojë disa nga këto pajisje në botë.

“Në vitin 1984 prezantuam Macintosh. Nuk ndryshoi vetëm Apple. Ndryshoi gjithë industrinë e kompjuterëve.

Në vitin 2001 prezantuam iPod-in e parë, që nuk ndryshoi vetëm mënyrën e të dëgjuarit muzikë. Ndryshoi gjithë sektorin muzikor. Sot do të prezantojmë tre produkte revolucionare të kësaj kategorie.

Duke parë përpara

“I pari është një iPod widescreen, me komanda me prekje (touch)” – pati thënë Jobs mes duartrokitjeve të shumta.

“I dyti është një telefon celular revolucionar.
I treti është një pajisje revolucionare për komunikim me internet.

Tre pajisje – iPod widescreen me komanda me prekje, një telefon celular revolucionar dhe një pajisje revolucionare për komunikim me internet”.
“Një iPod, një telefon, një pajisje komunikimi me internet. Një iPod, një telefon… e kuptuat” – pyeti publikun Jobs me zë brohoritës.

“Nuk bëhet fjalë për pajisje të ndara. Bëhet fjalë për një pajisje të vetme. Dhe do ta quajmë iPhone.
“Sot Apple rishpik telefonin… Duam të krijojmë një produkt inovativ, shumë më inteligjent se çdo pajisje tjetër mobile dhe i lehtë për t’u përdorur”.

Vite më vonë, sot dimë se Jobs kishte të drejtë. Apple bëri historinë më 9 janar 2007, kur prezantoi një prej produkteve më emblematikë të historisë së elektronikës së konsumit dhe ndryshoi emrin e tij nga Apple Computer Inc. në Apple Inc,. për të treguar se nuk do të njihej më vetëm për Mac.

Që kur doli në shitje, më 29 qershor 2007, janë shitur më shumë se 2 miliardë modele iPhone, të cilët u bënë telefoni i parapëlqyer i njerëzve në të gjithë botën, aq sa shumë presin një model të ri në çdo shtator. Apple rikrijoi dizajnin e telefonave celularë dhe ndryshoi gjithë sektorin e telefonisë.

Modelet iPhone të prezantuar nga Apple në 15 vite që pas debutimit të iPhone më 29 qershor 2007

IPHONE 3G – 11 korrik 2008

IPHONE 3GS – 19 qershor 2009

IPHONE 4 – 24 qershor 2010

IPHONE 4S – 14 tetor 2011

IPHONE 5 – 21 shtator 2012

IPHONE 5S dhe 5C – 20 shtator 2013

IPHONE 6 dhe 6 PLUS – 19 shtator 2014

IPHONE 6S dhe 6S PLUS – 25 shtator 2015

IPHONE SE – 31 mars 2016

IPHONE 7 dhe 7 PLUS – 16 shtator 2016

IPHONE 8 dhe 8 PLUS – 22 shtator 2017

IPHONE X – 3 nëntor 2017

IPHONE XS dhe XS MAX – 21 shtator 2018

IPHONE XR – 26 tetor 2018

IPHONE 11, 11 PRO dhe 11 PRO MAX – 20 shtator 2019

IPHONE 12, 12 MINI, 12 PRO dhe 12 PRO MAX – 13 nëntor 2020

IPHONE 13, 13 MINI, 13 PRO dhe 13 PRO MAX – 24 shtator 2021

/CNet/ Monitor/



1 Comment

  1. Steve Jobs,me shume se si specialist,dallohet per dy cilesi te tjera:Zgjodhi (mbasi i njihte mire),specialistet me te mire te fushes,dhe fantazia e tij,e shprehur,ne kerkesat qe kishte per punonjesit e tij,por edhe kembengulja,qe cdo kerkese,te realizohej deri ne perfeksion,dhe ne kohe rekord.Kerkesat e Jobs,ne fillim i hutonin,vartesit e tij,i dukeshin edhe te parealizueshme,por me insistimin e tij,graduyalisht,ktheheshin ne realitet,qe edhe vete punonjesit,edhe habiteshin,se si i kishin realizuar,cdo kerkese te Steve-sit.Fenomen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *