• |
ide | kryesore

6 shoferë të arrestuar në Tiranë, 88 të tjerëve iu hiqen patentat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjashtë drejtues mjetesh janë vënë në pranga këtë të enjte, pasi janë kapur duke në gjendje të dehur në timon ose pa lejen e drejtimit. Policia njofton se janë pezulluar 88 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin deri 180 km/h.

Po ashtu janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, si rezultat i evidentimit nga pajisjet inteligjente, u ndëshkuan:

٠653 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

٠214 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

٠161 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

٠108 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

٠118 drejtues automjetesh, nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosrespektim të korsisë së lëvizjes;

٠104 drejtues automjetesh, po nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosdhënie përparësi, këmbësorëve, si dhe

٠8 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *