• |
ide | kryesore

Aksident në Fier, përplasen 3 makina dhe krijohen radhë të gjata automjetesh

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre automjeteve janë përplasur vetëm pak minuta më parë me njëri tjetrin në rrugën nacionale Fier-Vlorë, në zonën e Zhupanit. Nga aksidenti nuk ka të lënduar rëndë, por drejtuesit e mjevete kanë shkuar për të bërë kontrollet mjekësore në spitalin rajonal të Fierit. Tre automjete dy “Toyota” dhe një” Opel” janë përplasur. Si pasojë e aksidente në këtë aks rrugor u krijua trafik në të dy senset e saj.

Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Ky është një aks me fluks automjetesh, pasi lidh Fierin me Levanin e më pas me të gjithë jugun e vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *