• |
ide | kryesore

Aksident në Finiq, plagoset 25-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fsahtin Mesopotam, Finiq. Një motor me drejtues një 29-vjeçar është përplasur me një autobus dhe si pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motor.

“Sot, rreth orës 18:20, në Mesopotam, Finiq, një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *