• |
ide | kryesore

Bayern-Lewandowski në luftë të hapur për 5 mln euro: bavarezët refuzojnë ofertën e dytë të Barcelonës

-Instant, Sport



Edhe pse me fjalë drejtuesit vazhdojnë të deklarojnë pashitshmërinë e tij, në fakt ka një negociatë mes Bayern Mynih dhe Barcelonës për Robert Lewandowskin. Gjermanët, megjithatë, për momentin mbeten të pakompromis në kërkesat e tyre dhe, sipas të përditshmes Bild, kanë refuzuar ofertën e fundit të Barçës për nënshkrimin me polakun. Klubi bavarez nuk pranoi propozimin e katalanasve, për 40 milionë fikse plus pesë në variabla dhe insiston të kërkojë 50 milionë euro për ta lënë sulmuesin polak të largohet një vit para skadimit të kontratës. Javët e fundit spanjollët kishin marrë një tjetër jo të thatë ndaj ofertës prej 32 milionë plus 5 bonuse.

Është vërtet një luftë nervash mes Bayernit dhe Lewandowskit. Futbollisti ka përsëritur vazhdimisht se aventura e tij në Bavari tashmë ka përfunduar dhe nuk ka ndërmend të paraqitet në grumbullimin që do të fillojë më 12 korrik. Drejtuesit bavarezë i janë përgjigjur gjithmonë me deklarata të mbylljes së plotë të largimit të tij, edhe pas blerjes së Sadio Mané nga Liverpool. “Siç janë gjërat në Mynih dhe nga ajo që kam dëgjuar në disa biseda, Barcelona mund t’i kursejë vetes oferta të tjera – ishin fjalët e presidentit të nderit Uli Hoeness -. Mendoj se deklaratat e Oliver Kahn, Herbert Hainer dhe Hasan Salihamidzic, në të cilat ata thonë se Lewandowski do të përmbushë kontratën e tij, janë të qarta”.

Realisht ka disa javë që bëhen negociatat, por nuk është e lehtë të mbyllet tratativa. Së pari për problemet e njohura financiare të Barcelonës, së dyti sepse gjermanët nuk kanë ndërmend të bëjnë zbritje dhe presin 50 milionë euro për kampionin 33-vjeçar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *