• |
ide | kryesore

Berisha: 7 korriku do jetë protesta më e madhe që kemi bërë ndonjëherë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së enjtes një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas ku foli edhe për protestën e thirrur më datë 7 korrik. Berisha tha se protestat janë një domosdoshmëri për të rrëzuar regjimin monist të Edi Ramës.

Kreu i selisë blu tregoi edhe arsyen përse zgjodhi datën 7 korrik dhe jo të priste më shumë për të dalë në shesh. Arsyeja e Berishës ishte që qytetarët të mos dëshpëroheshin më shumë nga keqqeverisja e Ramës. Për 7 korrikun, Berisha tha se do jetë protesta më e madhe që ka organizuar ndonjëherë.

“Shpallëm datën 7 korrik si protestë kombëtare. E shpallëm këtë datë sepse konstatonim se pakënaqësia është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie dhe në rast se do ta shtynim protestën për një kohë optimale, në fakt do thellohej dëshpërimi tek njerëzit.

Nuk e kemi të fshehur, por të hapur. Qëndrimi ynë, platforma jonë krahas parlamentit dhe formave të tjera do jetë protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Protestën e datës 7 korrik e kemi preludin dhe do bëjmë gjithçka për një protestë më të madhen që mund të kemi organizuar. E kemi preludin e sezonit të protestave kundër regjimit monist të Edi Ramës.”-tha Berisha.



3 Comments

  1. Ironia e Desada Metajt me Berishën: Ti ke popullin me vete, pse je shqetësuar për ca deputetë që s’të ndjekin,ky djali i enverit per cdo proteste thote do jete me e madhja njelloj si protesta tek oborri i pd

  2. Jo mor pis, mor ndyresire, Jo!
    Ti ke treguar se nuk te plas fare per popullin. Perkundrazi, e ke rrjepur, e ke masakruar, e ke vrare sa here qe te eshte dhene mundesia.
    Edhe kesaj radhe ate po ben. Dihet qe periudha me me shume te ardhura eshte vera nepermjet turizmit dhe ti pikerisht ke zgjedhur kete periudhe per the krijuar pasiguri ne turizem dhe varferi ne popull.
    I lutem Zotit ta shperbleje atje ku te dhemb me shume.
    Ptu……funderrine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *