• |
ide | kryesore

Berisha: Bashës dhe Alibeajt nuk ua këshilloj të vijnë në protestë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një intervistë për Euronews Albania, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se shoqëria shqiptare është e etur për protesta ndaj dhe nuk ka kohë për të humbur.

Sipas tij regjimi i Edi Ramës rrëzohet me protesta, ndaj dhe në shtator e pret një opozite e fuqishme me protesta të vazhdueshme.

Në protestën e 7 korrikut, tha Berisha janë të ftuar të gjithë demokratët me përjashtim të Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës. Për këtë të fundit tha se nuk do t’ia këshillonte të vinte, pasi u kujton demokratëve gjëra që nuk do donin t’i kujtonin.

“Dje kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç Alibashës, që është i marrë peng nga qeveria. Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u kujtojnë gjëra që s’duhet t’i kujtojnë demokratët”, – tha Berisha.

Berisha tha se fakti që është shpallur “non grata” nga SHBA nuk e pengon atë të jetë një kryeministër i suksesshëm.

Kreu i PD përmendi emrat e disa kryeministrave si ai i Indisë apo i Greqisë, që siç tha kanë qenë shumë të suksesshëm në qeverisje dhe aspak të izoluar edhe duke qenë në listën e zezë të DASH.

“Lidhur me shpalljen non grata, kam shprehur të gjitha mendimet e mia; unë di jo 1 por më shume se 1 kryeministër të shpallur non grata që ka pasur sukseset më të mëdha në qeverisje.

Di kryeministra që kanë pasur suksese dhe nuk kanë pasur asnjë lloj izolimi. Kryeministri Modi i Indisë, që është në listën e zezë për gjëra shumë të rënda dhe ka drekuar disa herë në Shtëpinë e Bardhë. I tillë ka qenë Papandreu.

Këto janë thjesht barriera psikologjike në mendje të individëve të caktuar por jo të atyre që besojnë tek dinjitetin njerëzor dhe sovraniteti i vendit”, – tha Berisha.

Berisha ripërsëriti se do të marrë çdo vendim kur të ketë një provë ose një fakt të vetëm për të dhe fëmijët e tij. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Po te shau tigri pa dhembe e plak nga Vicidoli te nderon. Tani qe po skerrmitet non grata kam filluar te simpatizoj Alibeajn.

  2. Basha dhe Alibej etj po humbasin kohe ne luften kunder Berishes, ata ja dine te palarat ketij nongrates, çfare presin qe si bejne publike pislliqet e Berishes e familjes se tij. Ose dhe ata jane po kaq te koroptuar e te shantazuar sa Berisha?

  3. Aq shume jan mbytur alibashat sa nuk guxojn me fol se ju dalin te palarat sheshit per mbeshtejen financiare qe kane marre nga Ramsesi.
    Sa per berishen kane per ti rruajtur krahun ,por duket qe kunati ka hedh ne sulm byrektoren te gatuar me mu….per ata qe e han ate shqeto cdo dite.,suksese ne jeteb alibashes me gaz pordhen🌵

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *