Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit po i ngjan më shumë legjendës së Rozafës: jo që ndërtohet ditën, shkatërrohet natën. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, kur menjëherë sapo emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëroi nga Kosova rifillimin e bisedimeve në nivel të Lartë mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit, ky i fundit pasi u takua në Serbi me Lajçakun kërcënoi: “S’ka më dialog”.
Shkak për këtë u bë vendosja e një sërë masash të reja reciprociteti me Serbinë që u ndërmorën nga qeveria Kurti gjatë një mbledhje elektronike të mërkurën. Masa e parë kishte të bënte me trajtimin e barabartë që do të kenë qytetarët serbë që duan të hyjnë në Kosovë, njësoj si kosovarët që futen në Serbi. Prej kohësh Beogradi që nuk i njeh pashaportat e Kosovës u jep atyre një dëshmi në formë dokumenti. Atë do të bëjë këtej e tutje edhe Prishtina me serbët që kalojnë kufirin e saj.
“..çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, u tha në komunikatën për media të Qeverisë Kurti.
Masa e dytë ishte ajo që kishte të bënte me reciprocitetin e targave. Të gjithë serbët lokalë që qarkukkojnë me targat e vjetra të serbisë pa pranuar të vënë në makinat e tyre ato me mbishkrimin “Republika e Kosovës” do të detyrohen ta bëjnë këtë nga 1 gushti deri më 31 shator. Po për targat, njësoj si qytetarët e Kosovës që nuk lejohen të qarkullojnë në Serbi me stemën e vendit të tyre, edhe simbolet serbe do të mbulohen kur automjetet e tyre kalojnë kufirin me Kosovën.
Për “rregullimin” e këtyre çështjeve, kryeministri Albin Kurti njoftoi në Facebook, duke publikuar vendimet.
“Me vendim të qeverisë sot rregulluam kalimin e kufirit shtetëror për qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, si dhe veturat me targa të regjistrimit të Serbisë”, shkroi ai.
Por ndonëse i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shpalli nga Prishtina rifillimin e dialogur në nivel të lartë mes dy vendeve, ai gjatë takimit me kryeministrin Kurti ishte paralajmëruar për këto masa të forta reciprociteti nga qeveria e Prishtinës. Lajçak gjatë konferencës që mbajti për shtyp u shpreh se Kurti do të bënte një njoftim të rëndësishëm sa u përket targave.
Por këto masa të qeverisë së Kosovës duket se e kanë irrituar së tepërmi presidentit serb që e ka hedhur poshtë, menjëherë pas dëgjimit të tyre mundësinë e vazhdimit të dialogut.
Ndonëse Miroslav Lajçak tha të mërkurën paradite se në BE po punonte për një takim Kurti – Vuçiç në korrik, para pushimeve të verës në Bruksel, Vuçiç i dha “fund” dialogut duke theksuar se asgjë që mund të diskutohet pas këtyre vendimeve.
“Nuk ka asgjë nga kjo, lëre atë dialog, të gjitha janë histori të zbrazëta. Çfarë dialogu, pas vendimeve të tilla”? shfryu ai. Presidenti serb foli me tone kërcënuese për çështjen e targave. Ai tha se Kosova duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë t’i mbulojë targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia.
“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiç në një adresim publik. “Përgjigjja jonë do të jetë e matur, por vdekjeprurëse dhe e vërtetë”, deklaroi qartazi Vuçiç.
Gjatë intervistës së tij për një TV serb, ai tha se Kosova po tenton të krijojë një klimë për spastrimin e serbëve.
“Vendimi i dytë ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës, për të krijuar një “Oluja” të re, ku brenda dy muajve duan të bindin serbët të regjistrohen nën targat e RKS-së shqiptare, ndoshta do të shpërndajnë fletëpalosje, pamflete, e dini si është bërë në luftën e dytë botërore, pra do i bindin serbët, nëse nuk i bindin, atëherë do të vjedhin targa dhe vetura”, shtoi tutje Vuçiç.
Ai theksoi se ka biseduar me zyrarët e Listës Serbe, duke thënë se nuk do të lejojnë dërgimin e njësiteve në veri.
“Kam biseduar me përfaqësuesit e Listës Serbe, ata nuk do të tolerojnë më. Ata nuk do të tolerojnë inkursione nga njësitet e tyre. Ata kanë dhënë afat, dhe Prishtina po planifikon një sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës më 1 tetor. Dhe njerëzit duhet ta dinë këtë”, tha ai.
Vuçiçi ka theksuar se Kosova për këto vendime ka mbështetjen e fuqive perëndimore si Britania e Madhe dhe Gjermania.
Pak ditë më parë qeveria e Vetëvendosjes u vu në tehun e sulmeve nga kritikët e saj me akuzat se po i lëshinte sovranitet Serbisë, pasi nënshkroi në Bruksel marrëveshjen për energjinë që i lejonte një kompanie serbe, të mblidhte faturat e papaguara të rrymës elektrike, në katër komunat serbe në veri të Kosovës. Ndonëse Albin Kurti e kishte anatemuar një marëveshje të ngjashme në vitet 2013 2015, ai u justifikua këtë herë me faktin se qytetarët shqiptarë nuk mund të paguanin edhe për ata serbë që rrefuzonin ta bënin këtë.
“Në saje të kësaj marrëveshjeje, pas më shumë se 20 vjetësh, katër komunat në veri Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, do të kalojnë në një rend të rregullt të faturimit të energjisë”.
“Me këtë marrëveshje, buxhetit të Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit” tha Kurti duke e justifikuar marrëveshjen me slloganin:“Unë bëj minimumin e pranimit të realitetit, për maksimumin e ndryshimit të realitetit.”
Nuk kaluan vetëm pak ditë dhe qeveria e tij e shtoi dozën e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë që kanë qenë një nga premitimet e saj kryesore.
©Lapsi.al
Vucic o zagar ky te bie hak te ty.
Si dashke ti ne marredheniet midis dy vende te mos kete reciporcitet?
Ka vdekur koha jote ne Kosove, me Shqiperine edhe ca kohe sa te jete Rama pastaj…..
KY ështe ballkani o vlla sa mendone se gjërat munde të levizin në drejtimin e duhur. Pape plase lufta. Ne ballkanasit e kemi shume të veshtire të bëhemi njerze. Se pse vendet si Turqija dhe Rusija e kane bër ballkani lesh e li me Xhamite dhe Kishat e tyre. Po ikni more hajdute kriminela Politikane e leni njerzit rehate se as kush nuke do lufte veq at që rrine nëpër zyra.
Mir qe ishte optimist ky Lajcaku. Po Baba kombit ca ben? Se ky satrapi jon ka mendjen per protagonizem dhe harron se ketu behet fjal per interesa kombetare. Ca ballkani te hapur do kemi ne me Vicicin qe kercenon me veprime vdekjeprurese? Serbet jan armiq te BE dhe NATO, keta vazhdojn i perkedhelin ne vend qe tu tregojn vendin. Baba kombit shko e i bo dhe avokatin kur tani ishte momenti me i mir per tu kerkuar ne menyr rizolutive njohjen pa asnje kompromis te Kosoves.
Tani të shohim SHBA: qarjen e kujt do dëgjojë!
Ta kuptojmë njëherë e mirë edhe SHBA a i hyjmë ndopak në sy apo jo…
Se BE e dimë prej 100 vjetësh që sduan të na shohin të gjallë…
Cka Vici qe hidhet perpjet? Sdo qe te zbatohen keto vendime? e thejsht, mjafton te njofi Kosoven. Se keta jan edhe kara, u duket vetja me te mir, beni sic themi ne e jo sic bejm ne thot Vici. Tani eshte koha me e mir per tua treguar vendin njeher e pergjithmon kesaj rrace bastarde. Duhet ta kuptojn se nuk jan me te mir se te tjeret, perkundrazi, jan populli me gjakatar dhe me i pacivilizuar i ballkanit. Duhet me ja ven kufirin te thana ketyre e jo me i dhen mundesin te vahzdojn te bejn si duan, psh nepermjet ballkanit te hapur.
Ha mut or Vicic bolja sa t’jete n’kryemut-strin tone shkerdhata EdvinPaulina Bilalucic.
Kosove duro’ edhe pak.Kryeshkerdhata EdvPaul Bilalucic i ka ditet e numrume.
Per keto perplasje Vucic-Kurti kemi direktive partie te mbame anen e Vellamit te Timonierit tone, pra te Vucicit, por pa harruar asnjehere te vazhdojme me kryefjalen – Sali serbi!
Albin nuk ke bere gje te madh por i ke dal perzot asaj detyre si Kryeminister dhe qendro me dinjitet. Bravo Presidentia e KOSOVES dhe Kryeministeri i KOSOVES.
RECIPROCITET
Asht menyra e vetme qe do t’ndihmoje Kosoven.Vucic bolja ka ne krah lajkatarin klloun kryemuti shqiptar Edvin Paulina Bilalovic Rama.Lepirosja e k’ti shkerdhates e ban Vucicin me marre zemer.