• |
ide | kryesore

Cameron Diaz i rikthehet aktrimit

-Instant, Paparazzi, Slider



Cameron Diaz ka vendosur t’i rikthehet sërish aktrimit duke marrë pjesë në një film të ri ‘Back in Action’ me Jamie Foxx.

Në audio nga një bisedë telefonike e ndarë të mërkurën nga Foxx, aktorja mund të dëgjohet duke i thënë atij: “Ndihem e emocionuar, por nuk di si ta bëj këtë, e di?” para se ai të përgjigjet, “Kam dikë në linjën tjetër që mund t’ju ndihmojë me këtë.”

Tom Brady së ​​shpejti i bashkohet thirrjes, duke i thënë Diazit se Foxx i tha atij se mund të përdorte “disa këshilla se si të rikthehej pas daljes në ‘pension’ . (Brady, 44, u kthye në NFL në mars, pasi fillimisht njoftoi largimin e tij.)

Audio u publikua gjithashtu nga Cameron në rrjetin e saj social ,Instagam. “@iamjamiefoxx vetëm ti mund të më kthesh në veprim! Nuk mund të pres, e di që do të jetë një sukses!”,shkroi ajo.

Diaz, e cila është e martuar me Benji Madden dhe ka një vajzë 2-vjeçare, Raddix, me rokerin  u largua nga aktrimi pas performancës së saj si Miss Hannigan në Annie të 2014-ës.

Teksa u shfaq në emisionin e Kevin Hart për Peacock, Hart to Heart, vitin e kaluar, akotrja e Charlie’s Angels u shpreh se filloi të kuptonte rreth moshës 40-vjeçare se kishte “aq shumë pjesë të jetës sime … që nuk po i prekja” ose ” menaxhoja”./Lapsi.al

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *