• |
ide | kryesore

Cilësitë që duhet të ketë partneri i ardhshëm i Kiara Titos

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndonëse nuk ka aspak dëshirë të jetë në qendër të lajmeve rozë, Kiara Tito nuk ia del gjithmonë të të qëndrojë jashtë vëmendjes për jetën private. Së fundi, një fustan jeshi u bë shkak që moderatorja u aludua për një lidhje të mundshme me Mozzik. Por gjithçka ra poshtë pas reagimit të vetë këngëtares me një status sqarues.

Por jeta private e Kiara Titos, gjithmonë shihet me dylbi derisa ajo vetë të zbulojë diçka më shumë. E ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në “Goca dhe Gra”, Kiara ka zbuluar se për momentin është single, por gjithashtu edhe si do të donte ta kishte partnerin ideal.

Ajo tha se kushti kryesor është që ai person të mos jetë mediatik, ndërsa për sa u përket cilësive të tij, idealizimet që ka nuk do të realizohen kurrë.

“Ti je në një lidhje?” – e pyeti Armina Mevlani dhe Kiara nxitoi të përgjigjej: “Jo, nuk jam në një lidhje momentalisht”.

Dhe pas kësaj, tha se partnerin nuk do kishte dëshirë ta kishte nga bota e medias.

“Nuk është se kam një tipologji, sepse duke kaluar vitet, e kam kuptuar që ato idealizimet që kam në kokë për partnerin janë të kota, sepse asnjëherë nuk do të realizohen.

Këngëtar nuk do ta doja. Nuk do të doja të ishte njeri i medias”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *