• |
ide | kryesore

“Çmendet” shqiptari në Greqi, rrëmben vajzën e tij sepse nuk pranonte lidhjen e saj me një djalë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

E paprecedentë në Greqi! Një 50-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer vajzën e tij 22-vjeçare, pasi kjo e fundit kishte një lidhje me një 37-vjeçar, lidhje dashurie për të cilën familja nuk ishte dakord.


Sipas denoncimit, babai 50-vjeçar së bashku me djalin e tij 21-vjeçar, kanë kryer rrëmbimin e 22-vjeçares, në bashkëpunim me një shok. Mediat greke raportojnë se dy burrat së bashku me një shok të tyre, pasditen e së dielës kanë dalë me makinë në rrugët e Kypselit dhe pas kërkimeve e kanë gjetur atë duke ecur bashkë me të dashurin e saj. Më pas babë e bir e kanë marrë vajzën me forcë dhe e kanë hipur në makinë.


Fill pas këtij episodi, babë e bir e futën në një apartament të nëndheshëm në Kaosariani.

Ata ishin kujdesur t’i merrnin celularin 22-vjeçares, në mënyrë që ajo të mos mund të kërkonte ndihmë ndërkohë që e kishin mbyllur në apartament dhe më pas tentuan ta bindin për orë të tëra që të hiqte dorë nga dashuria e saj.

Skena zgjati deri mëngjesin e së hënës kur vajza kërkoi të shkonte në tualet dhe arriti të kërkonte ndihmë, shkruan Protothema.

Pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila çoi pas hekurave babë e bir dhe shokun e tyre.

1 Comment

  1. psikopatia ne veprim
    Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us
    by Robert D. Hare (Author)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.